Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar sot për një investim të madh në komunë, i cili do të sjellë zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja punësimi për qytetarët.
Në Dubravë është vendosur gurthemeli i fabrikës farmaceutike Pharmabel, e cila do të operojë në prodhimin e barnave. Investimi kap vlerën prej 8 milionë eurosh dhe vjen si rezultat i mbështetjes së biznesmenëve të diasporës shqiptare në Francë, në krye me investitorin Hazis Vardar, përmes rrjetit shqiptar të bizneseve të udhëhequr nga Naim Dedushaj.
Sipas kryetarit Ferati, brenda 18 muajve do të hapen 150 vende të reja pune për qytetarët e Istogut, duke e bërë këtë një nga investimet më të rëndësishme për komunën në vitet e fundit.
Postimi i tij:
Etapë e re e zhvillimit ekonomik në Istog
