Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKShPK njofton se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 11:47
IKShPK njofton se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë (MSh) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëjnë me dije se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal dhe se sot ka filluar shpërndarja e tyre në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Sipas njoftimit, vaksinimi do të fillojë pas përfundimit të shpërndarjes së vaksinave në QKMF dhe njësitë e tyre.

Për informata të detajuara rreth fillimit të vaksinimit, IKShPK tha se qytetarët mund të kontaktojnë institucionin më të afërt të kujdesit parësor shëndetësor në komunën e tyre.

MSh dhe IKShPK u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, veçanërisht personave që u përkasin grupeve me rrezik të lartë.

Grupet që rekomandohet të vaksinohen me prioritet janë:

•Personat mbi 65 vjeç;

•Personat me sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës, mushkërive, diabetin, sëmundjet e veshkave dhe ato që dobësojnë sistemin imunitar;

•Gratë shtatzëna;

•Fëmijët me sëmundje kronike dhe ata që kanë indikacion për vaksinim sipas rekomandimeve shëndetësore;

•Personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë;

•Profesionistët shëndetësorë dhe personat e tjerë që ofrojnë kujdes shëndetësor.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal rekomandohet edhe për qytetarët e tjerë që dëshirojnë të vaksinohen. Vaksinimi është një nga masat më të rëndësishme për mbrojtjen nga gripi sezonal dhe për uljen e rrezikut të komplikimeve, formave të rënda të sëmundjes dhe shtrimit në spital”, u tha në njoftimin e IKShPK-së.

sezonalikshpkkundër

Të ngjashme

Kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal

Kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal

16:35
Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare

14:38

Më shumë nga Lajme

  • 14:18Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete
  • 14:18Apeli merr vendim për seancën në rastin e Liridona Ademajt
  • 13:49Valon Lluka mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon ankesën
  • 13:47Arsyetimi i Apelit për konfirmimin e aktakuzës ndaj Damkës e Kamberajt: Ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale
  • 13:46Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale