Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKD kërkon rishikim dhe ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

GD
Gazeta Demos28 shkurt 2026 në 16:23
IKD kërkon rishikim dhe ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “ Qasja e ekzekutivit në të dhënat penale të qytetarëve ”, në të cilin analizohet Draft Udhëzimi Administrativ (Draft-UA) për përcaktimin e qasjes së Ministrisë së Drejtësisë (MD) në Sistemin e Evidencës Penale (SEP). Kjo e fundit, paraqet databazën që përmban të dhëna mbi dënimet penale të qytetarëve dhe që sipas ligjit administrohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Fillimisht, IKD thekson se Ligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale (Ligji për SQEP) i njeh MD-së qasje në këtë sistem, por vetëm në raport me kompetencat që ajo ka.

“Sipas kompetencave që ka, qasja e MD-së në këtë sistem lidhet ekskluzivisht vetëm me shkëmbimin ndërkombëtar të të dhënave për persona të dënuar, sipas legjislacionit në fuqi. Kështu, përtej kësaj kompetence, sipas Ligjit për SQEP, MD nuk ka të drejtë të ketë forma tjera të qasjes në SEP”.

Më tej, në raport thuhet edhe se Ligji për SQEP nuk e trajton “ qasjen e plotë ” si të drejtë të pakufizuar për hyrje në të dhënat penale të qytetarëve, por e ndërlidhë atë qartë me funksionet dhe kompetencat konkrete të MD-së. Pra, “ qasja e plotë ” nuk është literale, por funksionale, ajo ekziston vetëm në masën që i nevojitet MD-së për ushtrimin e detyrave të saj të përcaktuara me ligj. Draft-UA e shkëput këtë lidhje dhe e interpreton termin në kuptimin e tij literal, si të drejtë për qasje të përgjithshme në të dhënat penale të qytetarëve, duke e zgjeruar në praktikë përtej kufijve që parashikon ligji.

Ndërkaq, theksohet edhe se Draft-UA nuk kufizohet në rregullimin e hyrjes në sistem por sipas kufizimeve që Ligji cakton. Ky parasheh që MD mund të: tërheqë të dhëna nga SEP, krijojë kopje të tyre, përpunojë të dhëna individuale dhe masive, përdorë të dhënat për analiza dhe statistika, si dhe të ruajë regjistra të qasjes për periudha shumë të gjata, deri edhe përgjithmonë në rastin e qasjes në të dhëna masive.

Andaj, IKD vlerëson se në këtë mënyrë, roli i MD-së zhvendoset nga një përdorues sipas kompetencave që ka në fushën e shkëmbimit ndërkombëtar të të dhënave për personat e dënuar, në një qasje të pakufizuar në të dhënat e ndjeshme personale të qytetarëve.

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”