Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKD-ja kërkon hetim penal mbi dyshimet për manipulim me vota në Mitrovicën e Jugut

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 13:36
IKD-ja kërkon hetim penal mbi dyshimet për manipulim me vota në Mitrovicën e Jugut

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerëson se dyshimet e ngritura në publik lidhur me manipulimet me fletëvotime në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duhet t’i nënshtrohen një hetimi të mirëfilltë penal, i cili u jep përgjigje të gjitha këtyre dyshimeve të ngritura në publik .

IKD-ja thekson se këtë kërkesë e jep duke mos paragjykuar rezultatet apo fajësinë e ndonjë pale.

“Tash e mbi një dekadë, demokracia në Kosovë është vlerësuar si e avancuar për faktin e organizimit të zgjedhjeve të rregullta dhe transparente. Këto dyshime të ngritura, cenojnë besimin e qytetarëve në zgjedhje të lira dhe demokratike. Merita e këtyre dyshimeve për hetim penal paraqet nevojën e qytetarëve për sqarimin e gjithë kësaj situate, që jo domosdoshmërisht nënkupton ekzistimin e përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim.

“Në drejtim të ngritjes së efikasitetit dhe profesionalizmit në trajtimin e këtij rasti, IKD i rekomandon Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që në përputhje me nenin 20.2. të Ligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit, këtë rast ta merr nën juridiksion apo ta transferojë në një prokurori tjetër. Kjo në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i një hetimi të mirëfilltë penal dhe të njoftohet me kohë publiku në lidhje me të gjitha rezultatet e hetimit”.

IKD shton se në të kundërtën, nëse këto dyshime mbesin të patrajtuara, Kosova rrezikon të pësojë regres në organizimin e zgjedhjeve të rregullta, si bazament i demokracisë dhe qytetarët të humbin besimin në proceset zgjedhore.

IKD

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin