Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta gjatë periudhës 17–21 gusht, ndërsa të martën në zona të caktuara priten reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe rritje e përkohshme e shpejtësisë së erës.
Sipas IHMK-së, të hënën, më 17 gusht, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 34 gradë.
Në Prishtinë dhe Pejë temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 33 gradë, ndërsa në Prizren, Gjakovë dhe Istog deri në 34 gradë Celsius. Në Dragash temperaturat do të jenë më të ulëta, me maksimalen deri në 28 gradë.
Të martën, më 18 gusht, pritet mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës në vende të caktuara mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në zonat ku zhvillohen dukuri konvektive, mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 28 gradë Celsius.
Të mërkurën, më 19 gusht, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë 10–14 gradë, ndërsa maksimalet 24–30 gradë.
Të enjten, më 20 gusht, moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë.

