Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorit Murat Lika

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 21:29
I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorit Murat Lika

Familjet e dëshmorëve,invalidët e luftës,veteranët dhe të pagjeturit bën të ditur se sot i kanë dhën lamtumirën e fundit nënës së dëshmorit Murat Lika – Mereme Likes.

“Nëna Mereme nuk dha vetëm një bir për liri – ajo i dha kombit zemrën, shtëpinë dhe tërë familjen e saj. Që nga fillimi i marsit 1998, në kohën kur në fshatin Shtraz të Kaçanikut filluan organizimet e para të celulave të UÇK-së, familja Lika u bë shtyllë e fuqishme e luftës”, thuhet në njoftim

Njoftimi i plotë:

Sot i dham lamtumirën e fundit nënës së dëshmorit Murat Lika – Mereme Likes, një grua e rrallë që jetoi me nder dhe vdiq me lavdinë e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e kombit.

Nëna Mereme nuk dha vetëm një bir për liri – ajo i dha kombit zemrën, shtëpinë dhe tërë familjen e saj. Që nga fillimi i marsit 1998, në kohën kur në fshatin Shtraz të Kaçanikut filluan organizimet e para të celulave të UÇK-së, familja Lika u bë shtyllë e fuqishme e luftës.

Shtëpia e familjes Lika u shndërrua në një bazë të rëndësishme të UÇK-së – vend pritjeje, mobilizimi dhe takimesh strategjike. Gjatë vizitave dhe lëvizjeve në pikat e organizimit në zonën e Shtrazit, në këtë shtëpi kemi mbajtur takime ushtarake bashkë me komandantin Ilaz Ceka, Agim Bajramin, dhe shumë eprorë të tjerë të UÇK-së.

Komandant Ilaz Ceka – Qorri, një nga organizatorët e parë në këtë zonë, kishte përkrahje të fortë nga familja Lika dhe nga i gjithë fshati, i cili ishte i organizuar dhe i mobilizuar në shërbim të luftës çlirimtare.

Në këtë shtëpi, më 17–18 janar 1999, kaloi edhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, z. Azem Syla, i cili u prit me nder, besim dhe siguri.

Më 8 mars 1999, biri i saj Murat Lika ra heroikisht në betejën e Brigadës në Ivaj. Ai u bë pjesë e lavdisë së përjetshme të dëshmorëve të kombit, duke dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Por sakrifica nuk përfundon me Muratin. Mustafa Lika, ushtar i UÇK-së, ishte shumë aktiv dhe i organizuar në logjistikë, përcjellje të ushtarëve dhe eprorëve, dhe mori pjesë në vetë betejën e 8 marsit, ku ra vëllai i tij. Angazhimi i tij ishte i përkushtuar dhe me përgjegjësi të lartë.

Nejazi dhe Garipi, vëllezërit nga diaspora, dhanë ndihmë të vazhdueshme në mbështetje logjistike dhe përkrahje të strukturave të luftës deri në pikat më të ndjeshme të vijës së frontit.

Nëna Mereme, me duart e saj, ka ushqyer dhe strehuar shumë luftëtarë të lirisë. Ajo nuk u ndal kurrë së shërbyeri për idealin e çlirimit – me zemrën e një nëne dhe me shpirtin e një shqiptareje që nuk përkulet.

Sot, teksa e përcollëm për në banesën e fundit, përulemi me nderim dhe mall para jetës së saj. Ajo ishte nënë e një dëshmori, nënë e shumë luftëtarëve dhe nënë e kombit.

Ngushëllime të sinqerta familjes Lika, fisit të gjerë dhe të gjithë atyre që e njohën, e deshën dhe e nderuan këtë grua të paharrueshme.

Lavdi jetës dhe veprës së nënës Mereme Lika! Lavdi Murat Likes, Agim Bajramit dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

vdekje

Të ngjashme

Këmbësori goditet për vdekje nga dy vetura në Llabjan të Novobërdës

Këmbësori goditet për vdekje nga dy vetura në Llabjan të Novobërdës

09:20

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku
  • 23:10Horoskopi i shtatorit/ Cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
  • 22:47Ky do të jetë moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
  • 22:32Krejt çka tha Kurti pas takimit me Abdixhikun
  • 22:30Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës