Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I dyshuari ende në arrati, krejt çka dihet deri tani për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 08:14
I dyshuari ende në arrati, krejt çka dihet deri tani për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës. Një person mbeti i vrarë, vetëm pak ditë pas tragjedisë ku u privuan nga jeta motër e vëlla.

Viktima është i moshës rreth 29 vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes së veprës është arratisur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.

“Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin, një person i dyshuar mashkull kosovar, i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Osmani.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në fshatin Pogragjë, duke bërë thirrje për qetësi, maturi dhe bashkëpunim me organet e rendit.

Në reagimin e tij, kryetari ka shprehur ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre në dy ngjarjet tragjike që kanë ndodhur ditët e fundit në komunën e Gjilanit, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Ai ka bërë të ditur se sot në mëngjes do të thërrasë në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, ku së bashku me udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe organet e tjera përgjegjëse do të diskutojnë për hapat e menjëhershëm për garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve.

“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor institucional”, ka theksuar ai, duke shtuar se komuna do të bashkëpunojë me organet e sigurisë për menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

Në fund, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për qetësi dhe maturi, si dhe për bashkëpunim të plotë me organet e rendit.

gjilanitpogragjëdyshuari

Të ngjashme

POLICIA e konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

POLICIA e konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

21:21
Raportohet për rvasje në  Pogragjë të Gjilanit

Raportohet për vrasje në Pogragjë të Gjilanit

20:32
Publikohen fotografitë e të dyshuarit dhe të vrarit në Pogragjë

Publikohen fotografitë e të dyshuarit dhe të vrarit në Pogragjë

07:58
Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes

Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes

23:47

Më shumë nga Lajme

  • 09:10Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës
  • 09:10Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës
  • 08:54Ndalohen mallra të padeklaruara në autobusin që po vinte nga Turqia në Kosovë
  • 08:48Detaje të reja për rastin e vrasjes së 29 vjeçarit në fshatin Pogragjë të Gjilanit
  • 08:36Përmbytjet e rrëmbyeshme në Nepal: Pesë persona të zhdukur, 95 të shpëtuar