Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hysen Durmishi komenton dorëheqjen e Liburn Aliut: Ai s’është as në Kryesi të VV-së, e s’është as deputet

GD
Gazeta Demos27 gusht 2025 në 12:41
Hysen Durmishi komenton dorëheqjen e Liburn Aliut: Ai s’është as në Kryesi të VV-së, e s’është as deputet

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është përgjigjur me një ftohtësi për dorëheqjen e shefit të tij, Liburn Aliut, nga pozita e ministrit në detyrë, me të cilin përveç partisë, ka punuar në 5 vitet e fundit në ministrinë e Infrastrukturës.

Durmishi ka thënë se ai s’ka qenë as kandidat për deputet, as s’është deputet dhe s’ka ndonjë pozitë në Kryesi të VV-së.

Durmishi ka thënë se në LVV vendimet merren nga kryesia dhe kur ato merren me shumicë duhet të respektohen pavarësisht mospajtimeve të dikujt.

“Nuk e di, pyetni Liburn Aliun për këtë çështje. Liburn Aliu nuk është deputet. Nuk ka qenë as kandidat për deputet. Nuk është anëtar Kryesie në Vetëvendosje. Do të thotë vendimet në Lëvizjen Vetëvendosje merren në strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje. Është mënyra se si funksionon një organizatë politike. Ne mundemi me pas herë pas herë mospajtime për çështje të ndryshme, të cilat diskutohen në Këshill të Përgjithshëm, mandej në Kryesi. Por, kur merren vendimet me shumicë ato janë vendime demokratike të cilat respektohen pavarësisht ndonjë mospajtimi që mund ta ketë dikush”, ka thënë Hysen Durmishi për Kallxo.com.

Liburn Aliu sot përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar, ka njoftuar për largimin e tij nga pozita e ministrit, si mospajim me zgjedhjene Dimal Bashës kryetar Kuvendi.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij