Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat

GD
Gazeta Demos1 korrik 2026 në 20:29
Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat

Ishte deri tani 425 euro.

Por nga kjo e mërkurë, paga minimale u ngrit në 500 euro bruto.

Nga ky 1 korrik, hyri në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës, që pagës minimale të ndryshuar së fundmi në janar të këtij viti, t’i shtohen edhe 75 euro.

Për këtë, gjatë ditës shkroi edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysmë dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale”, ka thënë Kurti.

Mirëpo një pagë e tillë, po konsiderohet të jetë e pamjaftueshme për të përballuar çmimet e produkteve esenciale.

“Paga minimale në bazë të shportës që duhet ta ketë një familje katëranëtarëshe, nuk duhet të jetë nën 800 euro. Ne nuk kemi bërë një llogari të lluksit, gjërat më elementare që nuk mund të kalohet dhe faktikisht ndryshimi ndërmjet 425 dhe 500 euro se sa do të ndryshojë jetën tonë është asgjë”, u shpreh Azemi.

Ndonëse kjo pagë pësoi rritje, sipas Sindikatës së Sektorit Privat, ende ka punëtorë që marrin pagë nën 300 euro.

“…pikërisht Qeveria e Kosovës është elementi kryesor i cili nuk po e bën zbatimin e këtij vendimi, rast konkret punëtorët e Universitetit të Prishtinës, mbi 200 punëtorë edhe sot marrin pagën 292”, theksoj tutje Azemi.

Kritika për këtë vendim kanë edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

“Paga minimale do të shkaktojë telashe dhe presion shumë të madh te bizneset që janë të vogla, te një trafikë që është e vogël. Kjo është goxha sfiduese për ta për me përballu, te bujqit të cilët i kanë të raportuar punëtorët e tyre, e në anën tjetër nuk janë të mbrojtur nga shteti”, ka thënë Ahmeti.

Vendimi për rritjen e pagës minimale, i marrë më 31 tetor, u përcoll me vërejtje pasi u miratua gjatë fushatës për zgjedhjet e balotazhit, të mbajtura më 9 nëntor 2025.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb