Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj paralajmëron: Kurti po synon ta përmbysë rendin kushtetues pas zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 12:33
Hoxhaj paralajmëron: Kurti po synon ta përmbysë rendin kushtetues pas zgjedhjeve

Kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për “dhunë kushtetuese” dhe tendencë për ta rrezikuar rendin kushtetues të Kosovës pas zgjedhjeve.

Në një intervistë, Hoxhaj tha se nuk e përjashton mundësinë që vendi të mbetet përkohësisht pa funksionalizim të Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se kjo mund të shfrytëzohet për të propozuar një Kushtetutë të re.

“Unë s’e përjashtoj një situatë ku pas zgjedhjeve mund të mos ketë gjykatës fare në Gjykatën Kushtetuese. Ky mund të jetë qëllimi i Kurtit për ta përmbysur rendin kushtetues”, deklaroi Hoxhaj.

Ai shtoi se Kurti “asnjëherë nuk i ka besuar Kushtetutës së Kosovës dhe Pakos së Ahtisaarit”, ndërsa akuzoi Vetëvendosjen për përdorim të “dhunës politike” ndër vite.

Hoxhaj përmendi edhe ngjarjet e vitit 2007 dhe tensionet e dikurshme në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se “metodat e dhunshme janë sjellë nga rruga brenda institucioneve”. Sipas tij, zgjedhjet po mbahen pas “dhunës kushtetuese” që, siç tha ai, Kurti e ka bërë më 27 dhe 28 prill.

“A e meriton Kosova një lider që ka qenë kundër çdo trendi pozitiv dhe që sot me një koncept puro bolshevik synon ta mbajë pushtetin?”, u shpreh Hoxhaj.

Enver Hoxhaj

Më shumë nga Lajme

  • 11:25Sot i jepet lamtumira e fundit Arianit Çetaj, djalit të rapsodit të njohur Hasan Çetaj
  • 11:21Familja gjakovare dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro
  • 11:01Thirrja e fundit e GLPS: Konstituone Kuvendin, Kushtetua është e qartë!
  • 10:59Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit
  • 10:57Policia arreston tre persona në Ferizaj, sekuestrohen drogë dhe armë