Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj në Forumin e Delphit, thekson mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 22:15
Hoxhaj në Forumin e Delphit, thekson mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik te Delphit në Greqi, ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një sërë takimesh me figura të rëndësishme ndërkombëtare nga politika dhe akademia.

Përmes disa publikimeve në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se në ditën e parë të forumit është takuar me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Amr Moussa, për të cilin ka theksuar mbështetjen ndaj Kosovës.

“Me Amr Moussa, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ligës Arabe dhe një nga mbështetësit e mëdhenj të njohjes së Kosovës nga Egjipti. Ishte kënaqësi e veçantë ta takoja në Forumin e Delphit”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai ka njoftuar për një takim edhe me ish-Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, të cilin e ka cilësuar si mik të rëndësishëm të Kosovës në Bruksel.

“Sot, në Delphi Forum, takova Herman Van Rompuy, ish-President i Këshillit Evropian dhe një nga miqtë e rëndësishëm të Kosovës në Bruksel”, thuhet në postimin e tij.

Në kuadër të forumit, Hoxhaj është takuar edhe me ish-ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, me të cilin ka diskutuar çështje që lidhen me zhvillimet në Evropë.

“Me mikun tim Evangelos Venizelos, ish Ministër i Jashtëm i Greqisë, në Delphi Economic Forum. Gjithmonë me vlerë shkëmbimi i ideve me një zë të respektuar në politikën evropiane”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime edhe me dy profesorë amerikanë, James Carafano dhe Charles Kupchan, duke i cilësuar diskutimet me ta si të vlefshme për çështjet strategjike ndërkombëtare.

“Gjatë qëndrimit në Forumin e Delphit, pata kënaqësinë të takoj dy miq të mi intelektualë amerikanë, profesorët James Carafano dhe Charles Kupchan. Shkëmbim me vlerë për zhvillimet ndërkombëtare dhe sfidat strategjike të kohës sonë”, ka shkruar Hoxhaj.

Në ditën e dytë të Delphi Economic Forum, Enver Hoxhaj pritet t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalim, si dhe të marrë pjesë në një panel diskutimi, ku do të trajtohen zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe sfidat strategjike në rajon dhe më gjerë.

Enver Hoxhaj

Më shumë nga Lajme

  • 18:07Nga Aleanca tregojnë se a do të marrin pjesë nesër në seancën e Kuvendit
  • 18:06Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
  • 18:00Murati: Kurti nuk është i interesuar t’i konstituojë institucionet
  • 17:59“Nuk ka qenë i drejtë përgjimi, s’ka pasë vend për aktakuzë”, Smakiqi kritik për rastin e pengimit të drejtësisë
  • 17:44Vodhi një automjet, prangoset 63-vjeçari në Vlorë