Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj: Kurti nuk është kryeministër, është deputet uzurpator i zyrës së Kryeministrit

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 08:22
Hoxhaj: Kurti nuk është kryeministër, është deputet uzurpator i zyrës së Kryeministrit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si “absurde” situatën aktuale politike në Kosovë, duke akuzuar Qeverinë në detyrë se po vazhdon të ushtrojë funksionin në kundërshtim me Kushtetutën.

Hoxhaj ka thënë se Kosova ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje nacionale, ndërsa, sipas tij, nuk ka ndodhur më parë që një qeveri dhe ministrat të qëndrojnë për kaq gjatë në detyrë.

“Kjo se çfarë po ndodh në këtë vend është absurde dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës. Ne kemi pasur zgjedhje në shkurt, ne kemi pasur zgjedhje në dhjetor, dhe ne kemi pasur zgjedhje në qershor. Kemi pasur tri palë zgjedhje nacionale, datat i dini. Asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e Kosovës që dikush, 18 muaj e 4 ditë, 18 muaj e 5 ditë, të qëndrojë në zyrat e Kryeministrit dhe ministrat të qëndrojnë në zyrat e tyre duke shkelur Kushtetutën e Kosovës, nenin 72”, tha ai.

Hoxhaj, duke iu referuar përvojës së tij si ministër, ka thënë se pas certifikimit si deputet e ka lënë postin ministror.

“Unë kam qenë katër herë anëtar i Qeverisë, sa herë jam betuar për deputet, sa herë jam certifikuar për deputet, e kam lëshuar zyrën si Ministër i Jashtëm dhe kam mbetur vetëm deputet i Kuvendit të Kosovës. Kjo çfarë po ndodh në këtë vend në këtë 18 muajt e fundit dhe në javën e fundit është që ne nuk e kemi një qeveri legjitime më. Dhe çfarë po ndodh është që opozita nuk është ilegjitime, e ka shpërbërë Kuvendin, e ka shuar çdo institucion demokratik. Qeveria nuk është legjitime. Ky zotëri nuk është kryeministër, është një deputet zaptues, është një deputet uzurpator i cili e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, i cili merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë”, tha ai.

Deputeti i PDK-së ka kërkuar rikthimin e rendit kushtetues dhe ka bërë thirrje që seanca e Kuvendit të thirret.

“Prandaj duhet të bëjmë çdo gjë të mundur që t’a rikthejmë rendin kushtetues. Rendi kushtetues rikthehet kur seancat e Kuvendit mbahen sipas ciklit të cilit do të duhet të mbahen. Nesër duhet të fillojë seanca e re dhe e ftojmë kryesuesin që ta ftojë — kryesuesin sipas moshës — që ta ftojë seancën e re”, tha ai. EO/

deputethoxhajkosovës

Të ngjashme

Predikuesi islamik nga Bosnja pritet të dëbohet nga Kosova, BIK-u thotë se s’ishte në dijeni për ardhjen e tij

Predikuesi islamik nga Bosnja pritet të dëbohet nga Kosova, BIK-u thotë se s’ishte në dijeni për ardhjen e tij

10:56
Çitaku: Ndërtesën e Qeverisë e ka ‘uzurpuar’ një deputet

Çitaku: Ndërtesën e Qeverisë e ka ‘uzurpuar’ një deputet

09:15
Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator

Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator

08:17
Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

07:53

Më shumë nga Lajme

  • 12:01Kurti zbulon ofertën e tij më të mirë për Abdixhikun: Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri
  • 11:56Arrestohet aktivisti i VV-së që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”
  • 11:55Bytyqi: Serbia nuk e njeh Kushteututën, por që edhe VV nuk e njeh nuk e kemi ditë
  • 11:49Kurti: Duhet të merremi vesh për presidentin
  • 11:39Albin Kurti e quan mik Lumir Abdixhikun: Është dashur ta pranojë ofertën time për bashkëqeverisje, se s'i kam premtuar pak