Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj i reagon Kurtit: Ikje skandaloze nga përgjegjësia politike për Listën Serbe

GD
Gazeta Demos12 dhjetor 2025 në 14:13
Hoxhaj i reagon Kurtit: Ikje skandaloze nga përgjegjësia politike për Listën Serbe

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit dhe kreut të VV-së, Albin Kurti, rreth Listës Serbe. Hoxhaj ka thënë se deklaratat e Kurtit janë shembull i kontradiktës dhe ikjes nga përgjegjësia.

Sipas Hoxhaj, Kurti i cili ka ngritur akuza të rënda ndaj Listës Serbe tashmë po fshihet pas formulimeve procedurale dhe e zhvendos përgjegjësinë tek gjykatat.

“Edhe më problematike është përpjekja për ta paraqitur këtë situatë si pengesë ndërkombëtare apo si çështje ekskluzive e sistemit të drejtësisë, kur në thelb bëhet fjalë për mungesë vullneti politik për të vepruar nga vet Kryeministri”, ka shkruar Hoxhaj.

Reagimi i Plotë:

Deklarata e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti për Listën Serbe përbën një shembull të qartë të kontradiktës politike dhe ikjes nga përgjegjësia shtetërore. Sot, i njëjti aktor politik që për vite me radhë ka ndërtuar kapital politik mbi akuza të rënda, fshihet pas formulimeve procedurale dhe e zhvendos përgjegjësinë te gjykatat, prokuroria dhe faktorët ndërkombëtarë.

Ky nuk është qëndrim parimor, por revizionizëm politik oportunist. Kur Vetëvendosje flet ndaj partive shqiptare, shpalljet janë të thjeshta, kategorike dhe absolute. Sot, kur realiteti politik e bën Listën Serbe funksionale për Kurtin, përgjegjësia relativizohet dhe vendimmarrja delegohet.

Lista Serbe ka qenë dhe vazhdon të jetë instrument politik i strukturave kriminale dhe të sigurisë së Serbisë, një vlerësim me të cilin edhe vetë kryetari i Vetëvendosjes është pajtuar publikisht në të kaluarën. Pikërisht për këtë arsye, është e papranueshme që sot ai, si kryeministër i etur për vota në Kuvend, të sillet sikur bëhet fjalë për një çështje neutrale juridike, pa përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike dhe shtetërore.

Edhe më problematike është përpjekja për ta paraqitur këtë situatë si pengesë ndërkombëtare apo si çështje ekskluzive e sistemit të drejtësisë, kur në thelb bëhet fjalë për mungesë vullneti politik për të vepruar nga vet Kryeministri. Shteti nuk ndërtohet duke ia kaluar vendimet e vështira institucioneve të tjera apo partnerëve ndërkombëtarë, por duke marrë përgjegjësi politike dhe duke krijuar kushtet që drejtësia të veprojë në mënyrë efektive.

Ky diskurs i dyfishtë, radikal dje, minimalist sot, vetëm pak ditë pas aktakuzës për rastin Iber-Lepenc, e dëmton seriozisht besueshmërinë politike dhe e zbraz nga përmbajtja pretendimin për qeverisje të guximshme dhe sovrane. Në fund, kjo nuk është as çështje e ndërkombëtarëve dhe as e gjykatave: është problemi i një lidershipi që sot po tërhiqet nga ato që dje i shpallte me zë të lartë.

Enver Hoxhaj

Më shumë nga Lajme

  • 18:22Nagavci: Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje për presidentin
  • 17:57Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve, policia jep detaje
  • 17:48Mateo poston këtë FOTO, komenti i Brikenës merr gjithë vëmendjen
  • 17:45Ardian Gjini i kërkon ballafaqim televiziv Albin Kurtit: Le ta zgjedh gazetarin, televizionin, le t’na dëgjojë populli
  • 17:44Gjini: Sipas informatave të mia Kurti s’do të thërras seancë deri në shtator, nëse LDK është pjesë e kësaj më vjen keq