Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha takohet me Sorensen, kërkon normalizim më të shpejt të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 11:04
Hoxha takohet me Sorensen, kërkon normalizim më të shpejt të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, ku në fokus ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.

Përmes një postimi në "X", Hoxha bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Bled është takuar me të dërguarin e posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ushtruesin e detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit për Mesdheun, Fadi Hajli, si dhe drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Talis Linkaits.

Hoxha tha se me Sorensen ka theksuar rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete e të prekshme, me qëllim përparimin më të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me Sorensen, theksova rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm, të orientuar drejt rezultateve konkrete e të prekshme, për të avancuar më shpejt drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një kontribut i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Hoxha në X.

hoxhadrejtdialogu

Të ngjashme

Hoxha: Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura

Hoxha: Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura

10:19
Rama drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së, takime dhe me komunitetin shqiptar në Amerikë

Rama drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së, takime dhe me komunitetin shqiptar në Amerikë

22:22
Mërgata niset drejt Hagës për vendimin e madh ndaj çlirimtarëve

Mërgata niset drejt Hagës për vendimin e madh ndaj çlirimtarëve

10:23
Hoxha: Nga nesër “Liria ka emër” zhvendoset në Hagë, më 16 shtator presim vendim lirues

Hoxha: Nga nesër “Liria ka emër” zhvendoset në Hagë, më 16 shtator presim vendim lirues

17:36

Më shumë nga Lajme

  • 14:19Beogradi ndahet i kënaqur me aktgjykimin, Daçiq thotë se u konfirmuan pretendimet e Serbisë për UÇK-në
  • 14:19Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
  • 14:16“Nga sot në Kosovë nuk do të ketë më qetësi” – Mediat serbe i kushtojnë vëmendje të madhe verdiktit në Hagë
  • 14:07Arrestime në Hagë, policia holandeze i përdor edhe qentë kundër protestuesve shqiptarë
  • 14:06Çitaku: Hashimi me shokë, me qëndrimin e tyre dinjitoz na e kujtuan sa të pathyeshëm janë