Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur për rastet e fundit të vrasjeve në vend, duke i cilësuar ato si mjaft shqetësuese dhe alarm për institucionet e sigurisë. Ai tha se trendi i vrasjeve është në rritje dhe kërkon reagim serioz nga mekanizmat shtetërorë.
“Vrasje të tilla janë mjaft shqetësuese. Trendi i tillë në rritje, normalisht që përbën një alarm serioz për mekanizmat e shtetit. Pavarësisht që këto raste janë të vështira për t’u hetuar, nuk mund të ketë komoditet nga ana e institucioneve ndaj këtyre rasteve”, ka deklaruar Hoxha.
Ai gjithashtu ka ngritur shqetësimin për numrin e madh të armëve ilegale në vend.
