Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 23:14
Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka deklaruar se kjo parti nuk do të japë votë pa kushte për cilindo kandidat që mund të propozohet nga kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për postin e presidentit të vendit.

Hoxha, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se beson që as partitë e tjera opozitare nuk do të mbështesin një kandidat vetëm si rezultat i presionit politik.

Ajo ka theksuar se opozita nuk është, siç u shpreh ajo, “makinë e lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit në Kuvend”, duke shtuar se partitë opozitare kanë përgjegjësi ndaj votuesve të tyre dhe vizione të ndryshme për zhvillimin e shtetit.

“Një gjë është e qartë: votë blanko vetëm për shkak të presionit që partitë opozitare duhet patjetër ta votojnë këdo që dëshiron Kurti, nuk do të ketë. Ta dini që jo vetëm PDK-ja, por besoj asnjë parti opozitare nuk do ta bëjë këtë, sepse ne nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit në Kuvend. Ne kemi një besueshmëri ndaj njerëzve që kanë bindje dhe ide të tjera për shtetin, kanë një vizion tjetër zhvillimor, dhe ne duhet t’i përfaqësojmë ato në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas saj, për arritjen e një marrëveshjeje politike nevojitet gatishmëri për dialog, veçanërisht nga subjekti që ka fituar zgjedhjet.

Hoxha ka vlerësuar se demokracia kërkon balancim të pushtetit dhe përfshirje të të gjitha palëve politike, duke kundërshtuar, siç tha ajo, përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti të vetëm.

“Maturimi, si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë politik, vjen kur palët janë të gatshme. Sidomos pala fituese, qoftë edhe nëse i nevojitet vetëm një votë e vetme, duhet të ulet në tavolinë dhe të krijojë mundësi për të ecur përpara. Këto mundësi që në të kaluarën janë krijuar nga partitë e tjera, zakonisht janë cilësuar si ‘pazare’ dhe janë demonizuar, por në fakt demokracia është ajo që i jep mundësi të voglit, i jep mundësi palëve të padëgjuara dhe u jep mundësi partive opozitare për ta balancuar pushtetin, në mënyrë që të mos krijohet një përqendrim total i pushtetit te një subjekt politik, nëse dëshirojmë të jetojmë në demokraci”, ka përfunduar ajo.

PDK

Të ngjashme

Pritjet e gjata të mërgimtarëve, Çitaku: Ata kanë nevojë për një shtet që vepron

Pritjet e gjata të mërgimtarëve, Çitaku: Ata kanë nevojë për një shtet që vepron

19:38
Musliu me thirrje për shtetin: DILNI ZOT MERGATËS!

Musliu me thirrje për shtetin: DILNI ZOT MERGATËS!

22:33

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit