Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi kanidat partiak për President, Glauk Konjufca.
Hoti tha se historia po përsëritet dhe ky është skenari i njëjtë me vitin 2020, ku LVV prishi koalicionin me LDK-në, thotë ai.
Ai tha se qytetarët po e kuptojnë se sikurse në vitin 2020, kriza nuk është për çështje parimore, por për interesa meskine politike.
Postimi i plotë i Hotit:
Sot, historia po përsëritet.Në vitin 2020, ishte vetë Kurti ai që rrëzoi qeverinë që e udhëhiqte duke e shtyer prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sot, me veprime të njëanshme pa asnjë lloj marrëveshje politike, e me një kandidat për President që nuk i ka votat e mjaftueshme, Kurti sërish po e rrëzon qeverinë që e udhëheq dhe po shkakton zgjedhje të reja. Kjo sjellje nuk ka lidhje me interesin e qytetarëve, por bëhet vetëm për kalkulime politike.Sot, qytetarët po e kuptojnë qartë se, sikurse në vitin 2020, kriza nuk është për çështje parimore, por për interesa meskine politike. Skenari i Kurtit është i njëjtë si gjithmone: polarizim, imponim dhe pastaj zgjedhje.Kosova ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme, ka nevojë për konsensus për çështje madhore dhe për stabilitet institucional. Çështje madhore janë të gjitha ato çështje që kërkojnë 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, siç është zgjedhje e Presidentit.Faturën e veprimeve të papërgjegjshme e paguajnë qytetarët dhe gjithë shteti i Kosovës.