Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Horror në Vlorë: 43-vjeçari godet me sëpatë të moshuarën, ia vjedh paratë dhe e përdhunon

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 19:09
Horror në Vlorë: 43-vjeçari godet me sëpatë të moshuarën, ia vjedh paratë dhe e përdhunon

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni të Vlorës në Shqipëri, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. Një 43-vjeçar nga fshati Akërni me inicialet F. Y i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë.

70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty.

Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.

Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.

43-vjeçari F. Y është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

43-vjeçarimoshuarëndyshohet

Më shumë nga Lajme

  • 19:57U-21shat e Kosovës mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes kualifikuese me Qipron
  • 19:53Aksident në rrugën Lushnje-Berat, motori me 2 shtetas nga Bangladeshi përfundon në kanal
  • 19:40Gucati bën thirrje për marshin e 1 tetorit: Të mbushet sheshi Skënderbeu
  • 19:20Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
  • 19:16Plagoset një person në Miradi të Fushë-Kosovës, i dyshuari në arrati