Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Historianët e Deçanit në mbrojtje të Tafë Çekut: Dënojnë sulmet ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 19:18
Historianët e Deçanit në mbrojtje të Tafë Çekut: Dënojnë sulmet ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka reaguar publikisht duke dënuar, sipas saj, fushatën e linçimit ndaj ish-luftëtarit dhe invalidit të luftës së UÇK-së, Tafë Çeku.

Në reagimin e saj, kjo organizatë shpreh shqetësim për deklaratat e deputetes Ardiana Matoshi, të analistit Rron Gjinovci, si dhe për reagimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Gjakovë.

Historianët vlerësojnë se përfaqësuesit politikë duhet të tregojnë respekt ndaj veteranëve dhe invalidëve të luftës, duke theksuar se sulmet ndaj Tafë Çekut janë të papranueshme. Ata kritikojnë edhe qëndrimet e Rron Gjinovcit, duke i lidhur me ato të Shkëlzen Gashi, ndërsa theksojnë se çdo përpjekje për relativizimin e krimeve të kryera nga shteti serb gjatë luftës në Kosovë bie ndesh me faktet historike.

Reagimi i tyre:

REAGIM PUBLIK

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me shqetësim të madh ka përcjellë fushatën linçuese të ndërmarrë ndaj ish-luftëtarit dhe invalidit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Tafë Çeku, nga deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Ardiana Matoshi, nga i ashtuquajturi analist Rron Gjinovci, si dhe reagimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Gjakovë.

Ne, si Lidhje e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagojmë me shqetësim të thellë dhe me kundërshtim të fuqishëm ndaj këtyre sulmeve publike ndaj kolegut dhe anëtarit tonë, z. Tafë Çeku, i cili për këtë vend ka dhënë kontributin e tij dhe ka sakrifikuar edhe me gjakun e tij në luftën për çlirimin e Kosovës. Shqetësimi ynë i veçantë lidhet me reagimin e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të paditurës dhe të pakujdesshmes znj. Ardiana Matoshi, e cila, në vend që të kontribuojë në një debat të përgjegjshëm dhe të argumentuar publik, ka zgjedhur një qasje denigruese ndaj një ish-luftëtari dhe invalidi të luftës së UÇK-së. Ne konsiderojmë se përfaqësuesit politikë duhet të tregojnë përgjegjësi dhe respekt ndaj atyre që kanë sakrifikuar për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Po ashtu, asaj i bëjmë thirrje që të merret me fëmijët e saj, të i edukoj se substancat narkotike janë të dëmshme. Në të njëjtën linjë me znj,Matoshi, e vlerësojmë edhe reagimin e analistit z. Rron Gjinovci, i cili është me qëndrime të afërta me z. Shkëlzen Gashi. Qëndrimet e tilla, sidomos kur prekin trajtimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krimeve të kryera nga shteti serb ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998-1999, janë të papranueshme për ne si institucion i historisë dhe i kujtesës kombëtare. Çdo përpjekje për të relativizuar krimet e shtetit serb në Kosovë si është rasti i z. Gjinovci dhe z. Gashi, dhe për të vënë në të njëjtin plan viktimën dhe agresorin është në kundërshtim me faktet historike, dokumentet dhe dëshmitë e shumta të kohës. Po ashtu, reagojmë me shqetësim edhe ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Gjakovë, e cila ka paralajmëruar padi ndaj z. Tafë Çeku. Kësaj kompanie i bëjmë thirrje që të merret më shumë me problemet reale të ndotjes së mjedisit, përfshirë gjendjen e lumenjve, veçanërisht të Lumit të Deçanit, ku vazhdimisht janë ngritur shqetësime për ndotjen, hedhjen e mbeturinave dhe dëmtimin e ekosistemit. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i qëndron besnike kolegut dhe anëtarit tonë, z. Tafë Çeku, në këtë kohë të sulmeve dhe linçimeve publike ndaj tij. Ne i dënojmë këto veprime me shqetësim të thellë dhe kërkojmë respekt për veteranët, invalidët e luftës dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun

Më shumë nga Lajme

  • 08:40I ndahet mirënjohje policit Vehap Morina, për ndërhyrjen e guximshme gjatë përleshjes në Prizren ku mbet i plagosur
  • 08:20Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit
  • 08:20Dyshohet se privoi nga jeta të miturin, vushtrriasi dhe bashkëpunëtori i tij dorëzohen në policinë gjermane
  • 07:54Kallas pas takimit veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin: Marrëveshjet e arritura përmes dialogut janë të detyrueshme
  • 07:44Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e tij