Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulua se ishte me pushime në Kosovë

GD
Gazeta Demos2 janar 2026 në 19:17
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulua se ishte me pushime në Kosovë

Policia në rajonin e Stokholmit të Madh ka konstatuar se gjatë muajve të verës, numri i raportimeve për sëmundje është rritur ndjeshëm dhe ka vendosur “të hetojë sfondin e kësaj rritjeje”.

Në një nga rastet, autoritetet kanë zbuluar se një hetuese policore ishte paraqitur e sëmurë për tri vite radhazi, menjëherë pas përfundimit të pushimit vjetor, ka raportuar media suedeze “Expressen”.

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se hetuesja, që dyshohet të ketë prejardhje shqiptare, në të tria rastet, ndodhej me pushime në Kosovë. Një epror ka deklaruar se ajo kishte aplikuar për pushim në datat përkatëse, por kërkesa nuk i ishte miratuar; më pas, pikërisht në ato data, ajo ishte paraqitur e sëmurë.

“Mendoj se është për të ardhur keq, sepse si punonjëse kam etikë shumë të lartë pune. Në historikun tim të prezencës në punë, përndryshe, nuk jam pothuajse asnjëherë në pushim mjekësor gjatë vitit”, ka deklaruar ajo gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Hetuesja policore pretendon se ka qenë e sëmurë në të tria vitet dhe se bëhet fjalë për probleme psikike të lidhura me rikthimin në punë.

“Njeriu ka të drejtë të jetë i sëmurë kudo që ndodhet. Nëse jam e sëmurë, jam e sëmurë”, është shprehur ajo.

Media suedeze “ Expressen ” ka publikuar edhe pamje të nxjerra nga profilet e saj në rrjetet sociale, ku shihet se ajo ka qenë e pranishme në Prizren, ndërsa në mbishkrimin e këtij postimi thuhet: “Nuk jeni të mërzitur, thjesht keni nevojë të jeni në vendlindjen tuaj”.

Hetimet tregojnë gjithashtu se biletat e fluturimeve të saj për kthim nga pushimet e viteve 2023, 2024 dhe 2025 janë rezervuar për data pas atyre kur ajo duhej të ishte rikthyer në punë. Për ditët e raportuara si pushim mjekësor, ajo ka përfituar mbi 17 mijë korona suedeze në pagesa (rreth 1570 euro).

Tashmë, gruaja është akuzuar për mashtrim të rëndë dhe deklarim të rremë.

“XX ka abuzuar me besimin publik në cilësinë e saj si e punësuar e policisë, duke kryer veprime që kanë pasur lidhje të ngushtë në kohë, vend dhe qëllim”, thuhet në aktakuzë.

Dënimi për mashtrim të rëndë parashikon minimumi gjashtë muaj burg dhe maksimumi gjashtë vjet.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë