Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hetime ndaj policisë pas misterit të vdekjes së 25-vjeçares shqiptare, dalin detaje tronditëse

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 17:28
Hetime ndaj policisë pas misterit të vdekjes së 25-vjeçares shqiptare, dalin detaje tronditëse

Dyshimet mbi vd*kjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

Dy muaj e gjysmë pas ngjarjes së rëndë, ku në një banesë në Tiranë 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj u vetëflijua, në ngjarjen e mbuluar plot mister po dalin në dritë informacione të reja.

A2 CNN mëson se AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) prej dy javësh ka nisur hetimet për komisariatin nr.2 të Policisë në Tiranë lidhur me veprimet hetimore që ata kanë kryer për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku dyshimet e para janë së komisariati nr.2 ka neglizhuar zbardhjen e saj.

Përveç ish-bashkëshortit të Xhuanës, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për veprën penale shkaktim të vetëvrasjes, dyshimet janë se ka edhe persona të tjerë që dinë më shumë apo kanë pasur rol në atë që ndodhi.

Mësohet se telefoni i saj ende nuk është hapur dhe këqyrur plotësisht, ndërsa telefoni i shoqes së saj, me të cilën ndante dhomën, nuk është sekuestruar. Shoqja ka dhënë vetëm një deklaratë në spital dhe më pas nuk është rimarrë më në pyetje nga policia apo prokuroria.

Sipas informacioneve nga të afërm të Xhuanës, shoqja insistonte vazhdimisht që ajo të takonte Eraldon. Ajo e telefononte Xhuanën sa herë kjo e fundit ishte tek motrat, duke i kërkuar të takohej me të. Motrat kanë qenë në dijeni se Eraldo kërkonte vazhdimisht ta takonte Xhuanën.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ushtroi kontroll në banesë, por deklaroi se nuk gjeti fostoksinë. Dy ditë më pas, familjarët, kur shkuan të merrnin rrobat e Xhuanës, gjetën fostoksinën pranë sendeve të saj dhe lajmëruan policinë, e cila u rikthye sërish në banesë.

Pyetja që kërkon përgjigje është, si nuk u pa fostoksina gjatë kontrollit të parë? A ishte aty dhe policia nuk e konstatoi? Pikërisht për këto dyshime që duhet të zbardhte policia, AMP ka nisur hetim ndaj oficerëve të komisariatit nr.2 që janë marrë me zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Autopsia ka treguar se Xhuana kishte shenja dhune në trup, të dukshme edhe në fotot që disponon familja. Sipas informacioneve, natën e ngjarjes Eraldo Fizi, pasi e mori Xhuanën, e çoi në Shëngjin, ku dyshohet se e dhunoi në makinë, dyshohet se në dijeni ka qenë edhe shoqja. Më pas janë kthyer sërish në Tiranë.

Madje, makina e Eraldo Fizit, natën e krimit, rreth orës 03:00, është gjobitur për tejkalim shpejtësie nga policia pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Pas kësaj, ai e ka çuar Xhuanën në banesën ku ajo jetonte me qira me shoqen e saj dhe të nesërmen kreu aktin ekstrem të vetëflijimit. Eraldo Fizi vijon të jetë ende në arrati dhe kanë dështuar disa tentativa të policisë për ta arrestuar./ A2 CNN/

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës
  • 22:12Behrami: Albin Kurti e të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja gjoja ka kryer krime lufte