Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 19:14
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV

Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është “kristal i qartë”.

“Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese kanë gjykuar drejt dhe janë përgjigjur pyetjes së grupit të deputetëve që është udhëhequr nga deputetja Time Kadrijaj. Por, ata janë të prirë të përgjigjen vetëm pyetjes që parashtrohet, ndërsa në dispozitiv janë përgjigjur, dhe në arsyetim kanë ofruar argumente, fakte, shembuj konkretë – jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe nga vende me demokraci të njëjtë parlamentare, pak a shumë si ajo që Kosova e ka ndërtuar në këtë sistem dhe këta parametra,” ka thënë ai.

Tutje, Haziri ka thënë se partia e parë ka bërë lojë fjalësh lidhur me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e interpretuar atë në një standard krejt tjetër.

“Po trajtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese si tavolinë suedeze. Ajo që i pëlqen, e merr dhe e komenton në interes të tyre, pjesën tjetër e injoron dhe nuk i referohet – pavarësisht në cilën pjesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është,” ka shtuar ai në rtv Dukagjini.

“Ata i kanë dhënë zgjidhje kërkesës së grupit të deputetëve, por partia e parë nuk po e implementon. Zaten, për herë të parë, Gjykata Kushtetuese është sfiduar në moszbatim të vendimit të saj,” ka përfunduar Haziri.

Më shumë nga Lajme

  • 13:56Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe
  • 13:55Arrestohen pesë persona në Prishtinë për narkotikë, sekuestrohen mbi 570 gramë kokainë dhe marihuanë
  • 13:37Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hudhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
  • 13:28“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
  • 13:28Çitaku: Jemi pajtuar që diskutimet rreth strategjisë për gjyqin në Hagë të mbeten konfidenciale