Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: LDK-ja do të marrë pjesë në seancën konstituive

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 11:05
Haziri: LDK-ja do të marrë pjesë në seancën konstituive

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet gjatë mëngjesit dhe se deputetët e kësaj partie janë të ftuar për të marrë pjesë në seancë.

Haziri ka thënë se pret që sot të ketë një ndryshim qasjeje dhe që partive politike t’u jepet mundësia për të gjetur zgjidhje politike për normalizimin e situatës në Kuvend.

“Ne e kemi grupin parlamentar këtë mëngjes. Natyrisht që jemi ftuar për të marrë pjesë në seancën konstitutive. Shpresoj shumë që këtë ndërrim qasje… dhe përkundër zhvillimeve të djeshme dhe thirrjeve tona që të respektohet Kushtetuta dhe të konstituohet Kuvendi, u pa që partia e parë e neglizhoi, e mbylli ditën e djeshme. Sot po presim që zgjidhjet politike në drejtim të normalizimit të Kuvendit të Republikës me u dhënë shans dhe mundësi zbatimit të zgjedhjeve edhe në rastin e qeverisë, edhe në rastin e presidentit, çfarëdo gjendje që ndërtojnë partitë politike sot”, deklaroi Haziri.

I pyetur nëse kishte informacione nëse janë procesuar nënshkrimet për thirrjen e seancës së mbrëmshme, pas deklaratës së deputetes së zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, se ato nuk ishin procesuar, Haziri tha se kjo çështje nuk lidhet me LDK-në.

“S’ka të bëjë me LDK-në, as me mua çështja e nënshkrimeve. S’po kuptoj për çka dhe çfarë nënshkrime po flitni këtë mëngjes”, tha Haziri.

Pas sqarimit të gazetares se bëhej fjalë për iniciativën e ndërmarrë nga Vetëvendosje, Haziri u përgjigj se për këtë çështje duhet të pyeten ata që e kanë ndërmarrë iniciativën.

“Pyetni ata që kanë shkaktuar procese të tilla. Nuk ka të bëjë me LDK-në”, shtoi Haziri

hazirimarrëpjesë

Të ngjashme

Shkarkimi i Isufajt, Haziri: Luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal, Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet

Shkarkimi i Isufajt, Haziri: Luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal, Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet

20:25
Protesta te MD-ja, Çlirim Haziri: Donikë, procedo ligjin, në tavolinë e ki dinjitetin e kombit e dinjitetin tonë

Protesta te MD-ja, Çlirim Haziri: Donikë, procedo ligjin, në tavolinë e ki dinjitetin e kombit e dinjitetin tonë

20:21
Haziri: Dua t’i shikoj Epirin e Krenën time në sy, e t’iu them që dolëm, marshuam dhe fituam

Haziri: Dua t’i shikoj Epirin e Krenën time në sy, e t’iu them që dolëm, marshuam dhe fituam

18:07
Haziri në protestën masive: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem!

Haziri në protestën masive: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem!

17:24

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?