Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në përballje me analistë në emisionin Debat Plus ka folur lidhur me situatën e krijuar në Kuvend, ku VV e quan Kuvendin e konstituar, ndërsa LDK dhe PDK kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit.
Ai ka thënë se Kuvendi quhet i konstituar vetëm nëse proceduralisht z. Dimal Basha e quan të drejtën e tij për komentim të rregullores së Kuvendit.
“Praktikisht Kuvendi dhe formalisht nuk është i konstituar sepse nuk është mbyllë e drejta e fituar për të gjitha palët që janë në Kuvend të Republikës”, ka thënë ai.