Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu shpreh ngushëllime për policin Altin Kryeziu, bën thirrje për kujdes në komunikacion

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 14:47
Haxhiu shpreh ngushëllime për policin Altin Kryeziu, bën thirrje për kujdes në komunikacion

U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident gjatë kryerjes së detyrës.

Haxhiu e ka cilësuar vdekjen e Kryeziut si humbje të rëndë për familjen dhe Policinë e Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në komunikacion.

Ajo ka shprehur solidaritet me familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën policin Kryeziu.

Postimi i plotë:

Më pikëlloi thellë lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pasi u godit nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës.

Sot, familja e tij humbi njeriun e dashur, ndërkaq Policia e Kosovës një koleg dhe pjesëtar të saj që detyrën e kishte zgjedhur si shërbim ndaj të tjerëve.

Vdekja e Altinit është edhe një kujtesë e dhimbshme se në komunikacion një çast pakujdesie mund t’ia marrë jetën dikujt dhe t’ua ndryshojë përgjithmonë jetën shumë të tjerëve. Prandaj, kujdesi në rrugë dhe përgjegjësia ndaj njëri-tjetrit janë para së gjithash përgjegjësi ndaj jetës së njeriut.

Familjes Kryeziu i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Bashkëndiej me kolegët e Altinit në Policinë e Kosovës dhe me të gjithë ata që e njohën, punuan me të dhe sot e kujtojnë me dhimbje.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

kryeziuhaxhiualtin

Të ngjashme

Radoiçiq në tubimin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar

Radoiçiq në tubimin e Vuçiqit, Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar

20:17
Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave

Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave

18:47
Haxhiu: Zgjedhja e presidentes së re sjell stabilitet institucional

Haxhiu: Zgjedhja e presidentes së re sjell stabilitet institucional

19:56
Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, thotë Haxhiu

Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, thotë Haxhiu

19:05

Më shumë nga Lajme

  • 22:04Aleanca dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli
  • 22:02Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online
  • 21:49Shifër alarmante, 63 gra të vrara nga bashkëshortët në Kosovë që nga viti 2010
  • 21:32Kush është Roberto Vergori, gjenerali italian që do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë?
  • 21:12Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës