Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu priti nxënësit që përfaqësuan Kosovën në EMO 2026 dhe ndau mirënjohje për ta

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 16:38
Haxhiu priti nxënësit që përfaqësuan Kosovën në EMO 2026 dhe ndau mirënjohje për ta

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ekipin e Kosovës në matematikë, pas pjesëmarrjes në Olimpiadën Evropiane të Matematikës, EMO 2026.

Ekipi u udhëhoq nga prof. asoc. dr. Valdete Rexhebeqaj-Hamiti, kryetare e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, ndërsa Kosova u përfaqësua nga nxënësit Ajan Hajrullahu, Lyron Celina, Vesa Xhymshiti, Ari Juniku, Shpendi Deva dhe Lekë Nikçi.

Në këtë garë, Ajan Hajrullahu fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Lyron Celina dhe Vesa Xhymshiti fituan mirënjohje nderi.

U.D. Presidentja Haxhiu i përgëzoi nxënësit për rezultatin e arritur dhe për përfaqësimin e Kosovës në një garë të rëndësishme ndërkombëtare të matematikës.

“Pjesëmarrja në gara të këtij niveli është sukses në vete. Kur kësaj i shtohen edhe rezultatet e arritura, medalja e bronztë e Ajanit dhe mirënjohjet e nderit për Lyronin dhe Vesën, atëherë ky sukses merr kuptim edhe më të madh. Ai flet për përkushtimin, disiplinën dhe potencialin e të rinjve tanë në matematikë. Suksesi i tyre është edhe sukses i Republikës së Kosovës”, citohet Haxhiu në komunikatë. Me këtë rast, ajo ndau mirënjohje për gjashtë nxënësit përfaqësues të Kosovës dhe për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballet Shoqata e Matematikanëve të Kosovës në përgatitjen e nxënësve për gara ndërkombëtare. U.D. Presidentja Haxhiu shprehu gatishmërinë që Presidenca të ndihmojë, qoftë drejtpërdrejt, qoftë duke shërbyer si urë lidhëse me institucionet përkatëse.

Po ashtu, në takim u theksua se Kosova në vitin 2027 do të jetë organizatore e Olimpiadës Evropiane të Matematikës, ku Prishtina do të mirëpresë të rinj të talentuar nga vende të ndryshme të Evropës.

U.D. Presidentja Haxhiu theksoi se mbështetja për nxënësit e talentuar është investim në dije, shkencë dhe në të ardhmen e Kosovës.

albulena haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme