Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje.
Pas konferencës, Haxhiu tha se në rrethanat aktuale, partitë duhet të vazhdojnë diskutimet për zgjedhjen e presidentit të vendit.
“U uroj të gjitha partive politike të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për ta çuar vendin në zgjedhje. As për qytetarët e Republikës së Kosovës, as për vetë Republikën e Kosovës, por as në rrethanat në të cilat jemi, sidomos pas 16-17 shtatorit, nuk do të duhej as t’i shkonte në mendje dikujt që të bënin veprime të cilat çojnë drejt zgjedhjeve” u shpreh Haxhiu.




