Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu i bën thirrje Qeverisë: T'i ndajë mbi 100 milionë euro për Apelin në Hagë, çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 22:33
Haxhiu i bën thirrje Qeverisë: T'i ndajë mbi 100 milionë euro për Apelin në Hagë, çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka kërkuar që Kosova të angazhohet si shtet për përgatitjen e procesit të Apelit në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të mblidhet pa vonesë t'i ndaj mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit, raporton Periskopi,

"Për mbrojtjen e katër krerëve të UÇK-së në procesin e Apelit në Hagë, Kosova duhet të veprojë si shtet dhe të përgatitet maksimalisht me gjitha kapacitetet e saj.Pa vonesë, nesër, Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit dhe për një mbrojtje profesionale, të fuqishme dhe të bazuar në fakte, prova, dokumente dhe argumente juridike, sepse lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e pastër si loti.

Buxheti i Kosovës është nga taksat tona dhe taksat tona duhet të shkojnë për mbrojtjen e çlirimtarëve, për mbrojtjen e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Duhet një angazhim maksimal i ekspertëve juridikë vendor e ndërkombëtar, një analizë e plotë e aktgjykimit, shqyrtimi i çdo shkeljeje të mundshme procedurale e materiale, si dhe paraqitje e fuqishme e provave pranë shkallës së Apelit", ka shkruar Haxhiu.

Në fund, ai ka bërë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

"Çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet.Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!", ka shkruar ai.

duhethaxhiushtet

Të ngjashme

Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t'u hiqet menjëherë financimi

Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t'u hiqet menjëherë financimi

17:40
Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

16:59
Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

15:51
Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim

Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim

07:11

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale
  • 23:47Djali i Agim Ramadanit e sheh të mundur lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel
  • 23:26Ambasada e Italisë pas aktgjykimit: Të respektohet vendimi dhe procesi gjyqësor
  • 23:26Hisen Berisha: Nuk pati ballafaqim të provave juridike, apeli nuk është fundi
  • 23:23Dy protestues u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë protesta