Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t'u hiqet menjëherë financimi

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 17:40
Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t'u hiqet menjëherë financimi

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një reagim të ri në lidhje me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ka dalë kundër deklarimit të Marta Kos, komisionare për zgjerim e BE-së.

Kos tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë organ i paanshëm dhe i pavarur gjyqësor.

Por, Grenell thotë se kjo nuk qëndron pasi, sipas tij, Thaçi është mbajtur 6 vjet në burg për diçka që “ju thoni se ka ndodhur 25 vjet më parë”.

“Kjo është e turpshme”.

“Evropa duhet të reformojë institucionet e saja – dhe politikat. Kjo nuk është drejtësi, është aktivizëm nga elitat. Është një tjetër njollë në Evropë.

“Këtyre gjykatave radikale duhet t'u hiqet menjëherë financimi”, deklaroi Grenell në postimin e tij në X.

Marta Kos tha në një postim të mëhershëm në X se gjykimet e Speciales “duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtën e apelit”.

“Kemi të bëjmë me përgjegjësi individuale dhe drejtësi për viktimat dhe familjet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëj thirrje aktorëve në rajon të ndihmojnë në shërimin e plagëve nga e kaluara. Vetëm përmes pajtimit vendet në rajon mund të tejkalojnë dallimet dhe të shkojnë përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, shkroi Kos.

grenellduhetkëtyre

Të ngjashme

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

15:51
Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

16:59
Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim

Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim

07:11
Kajtazi për 16 shtatorin: Shpresoj të jetë fundi i një procesi të mundimshëm

Kajtazi për 16 shtatorin: Shpresoj të jetë fundi i një procesi të mundimshëm

22:43

Më shumë nga Lajme

  • 18:57Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
  • 18:56Vendimi në Hagë, Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
  • 18:37Protesta bllokon përkohësisht qarkullimin, Komuna e Prishtinës paralajmëron vonesa në autobusë
  • 18:26Kerquki u bën thirrje liderëve politikë: Mblidhuni sonte dhe diskutoni hapat pas vendimit të Hagës
  • 18:14Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi