Gazetari Leonard Kerquki ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka kërkuar nga udhëheqësit politikë të Kosovës që të mblidhen në një tryezë të përbashkët dhe të diskutojnë hapat që duhet të ndërmerren pas vendimit.
Kerquki i ftoi të njëjtit të angazhojnë ekspertët më të mirë juridikë dhe kompani ndërkombëtare të lobimit për të menaxhuar situatën e krijuar pas aktgjykimit.
Postimi i plotë:
Udhëheqësit politikë të Kosovës do të duhej të mblidheshin sonte në nje tryeze për te diskutuar hapat që duhet të ndermerren pas dënimit të krerëve të UÇK’së.
Mblidhni juristët më të mire, angazhoni kompanitë më te mëdha te lobimit ndërkombëtar dhe menaxhojeni këte dëm të jashtëzakonshëm që iu shkaktua Kosovës dhe lirisë sonë.
Nëse vendimi i Hagës e gropos shtetësinë tonë, ju jeni po aq përgjegjës sa miqtë dhe armiqtë tanë që e krijuan dhe e dirigjuan këtë gjykatë, e cila sot kulmoi me një prej vendimeve më të poshtra që kanë marrë tribunalet ndërkombëtare për krime lufte.
Sot nuk ka cinizëm më të madh se të thuash “ta presim Apelin”. Këtë le ta thotë Marta Kos e Marta Tamel, por jo Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku e Ardian Gjini. Ju kallxoni qysh doni me ja bo kësaj pune.