Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim liderët e partive politike, në një përpjekje për të adresuar situatën e krijuar në vend pas moskonstituimit të plotë të Kuvendit.
Sipas burimeve të Klanit, takimi do të mbahet të martën, duke filluar nga ora 09:00.
Në këtë takim, pritet të diskutohet për ngërçin institucional, i cili është krijuar si pasojë e pamundësisë për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.




