Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu ankohet në PZAP: KQZ ka numëruar mbi 23 mijë vota me postë jashtë afatit ligjor

GD
Gazeta Demos11 janar 2026 në 16:32
Haxhiu ankohet në PZAP: KQZ ka numëruar mbi 23 mijë vota me postë jashtë afatit ligjor

Bekim Haxhiu, kandidati për deputet i AAK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka bërë të ditur se ka dorëzuar ankesë zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkelje serioze të ligjit zgjedhor.

Sipas Haxhiut, ligji parasheh qartë se fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, ora 16:00.

Megjithatë, ai pretendon se KQZ ka pranuar dhe ka numëruar mbi 23 mijë vota që kanë mbërritur pas këtij afati ligjor.

“Sot kam dorëzuar ankesë zyrtare në PZAP për një shkelje serioze që rrezikon integritetin e zgjedhjeve. Ligji është i qartë. Fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, ora 16:00. Megjithatë, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas këtij afati ligjor. Kjo nuk është çështje teknike. Është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit. Asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë ligjin. Afatet zgjedhore nuk janë rekomandime, por garanci për barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit. Kur numërohen vota jashtë afatit, procesi rihapet në mënyrë arbitrare dhe rezultati deformohet”, ka theksuar Haxhiu

Ai ka paralajmëruar se numërimi i votave jashtë afatit rrezikon barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor, duke ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve.

“Kjo paligjshmëri ka prodhuar pasoja konkrete. Ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe në renditjen e kandidatëve. Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë dhe strikt të ligjit për të gjithë. Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë. Pa ligj, nuk ka zgjedhje të ndershme”, thotë ai

PDK

Të ngjashme

Pritjet e gjata të mërgimtarëve, Çitaku: Ata kanë nevojë për një shtet që vepron

Pritjet e gjata të mërgimtarëve, Çitaku: Ata kanë nevojë për një shtet që vepron

19:38
Musliu me thirrje për shtetin: DILNI ZOT MERGATËS!

Musliu me thirrje për shtetin: DILNI ZOT MERGATËS!

22:33

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit