Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hashim Thaçit i lexohet të parit verdikti i nesërm, përreth Gjykatës Speciale në Hagë shtohen masat e sigurisë

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 13:53
Hashim Thaçit i lexohet të parit verdikti i nesërm, përreth Gjykatës Speciale në Hagë shtohen masat e sigurisë

Më 16 shtator, saktësisht nesër pas më shumë se dy vitesh gjykim, Haga do t’i japë Kosovës një verdikt për katër nga figurat më të njohura të luftës së saj: Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – akuza për të cilat janë deklaruar të pafajshëm.

Duke filluar nga ora 10:00 nesër në Gjykatën Speciale do të jepet verdikti final mbi akuzat me të cilat përballen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Transmetimi direkt në Kosovë do të bëhet me 10 minuta vonesë nga deklarimi në sallën e gjyqit.

Seanca do të nis në ora 10:00 ndërsa vendimi si fillim do të jepet për Hashim Thaçin, të cilit do t’i lexohen të gjitha 10 pikat e aktit akuzues dhe do të shpallen verdiktet për secilën një nga një pastaj do të jetë radha e Kadri Veselit për të dëgjuar verdiktin, më pas Rexhep Selimi e në fund verdikti do t’i shqiptohet Jakup Krasniqit.

Kjo seancë parashihet të zgjasë rreth dy orë, për shkak të numrit të të akuzuarve dhe akuzave me të cilat përballen ish-krerët e UÇK-së.

Kanë qenë mbi 29 mijë faqe transktiptë dhe prova të tjera përgjatë 210 ditëve që prej ngritjes së aktakuzës.

Brenda dhe jashtë objektit të Gjykatës Speciale do të ketë masa shtesë të sigurisë për shkak edhe të paralajmërimeve për tubime që do të nisin prej sonte e nesër përreth Dhomave të Specializuara dhe më larg.

Në rast të një vendimi lirues dhe katërshja pritet që të vijnë në Kosovë, Dhomat e Specializuara parashihet që të ofrojnë shërbimet logjistike për t’i kthyer ata në Kosovë me avionin e tyre që e kanë aranzhuar për të gjitha transferet që janë bërë nga Kosova për në Holandë dhe anasjelltas.

Rasti ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nuk është i vetmi që është trajtuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Para tij, gjykata ka dhënë aktgjykime edhe në rastet ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, ndërsa në Hagë po zhvillohen edhe procedura të tjera.

Megjithatë, rasti i katër ish-krerëve të UÇK-së mbetet procesi kryesor dhe ai që ka tërhequr më së shumti vëmendje, veçanërisht për shkak të profilit të lartë të të akuzuarve.

Hashim Thaçi ishte një nga drejtuesit politikë të UÇK-së dhe më pas kryeministër dhe president i Kosovës; Kadri Veseli drejtues i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së dhe më pas kryetar i Kuvendit; Rexhep Selimi ishte një nga komandantët e UÇK-së dhe më pas deputet i Kuvendit; ndërsa Jakup Krasniqi zëdhënës i UÇK-së dhe më pas ushtrues detyre i presidentit dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.

hashimverdiktispeciale

Të ngjashme

Prokuroria Speciale reagon ndaj raportimeve në media për mbylljen e hetimeve ndaj ministrave të Kurtit

Prokuroria Speciale reagon ndaj raportimeve në media për mbylljen e hetimeve ndaj ministrave të Kurtit

18:16
Intervistimi i Ramës nga Prokuroria Speciale, çfarë thotë avokati i tij

Intervistimi i Ramës nga Prokuroria Speciale, çfarë thotë avokati i tij

16:16
Çfarë tha Përparim Rama para se të futej në Prokurorinë Speciale?

Çfarë tha Përparim Rama para se të futej në Prokurorinë Speciale?

13:56
Rama arrin në Prokurorinë Speciale, raportohet se do të intervistohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Rama arrin në Prokurorinë Speciale, raportohet se do të intervistohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

13:32

Më shumë nga Lajme

  • 15:28Gjobitet me 1,000 euro punëkryesi që hapi ilegalisht rrugë në Bjeshkën e Lybeniqit
  • 15:24Përmbytje të mëdha në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat
  • 15:16Rasti i babait me të bijën në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj 65-vjeçarit
  • 15:15Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë
  • 15:02Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë