Siria sot e ka njohur shtetin e Kosovës, kështu ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, tha Osmani ndër tjera.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet aktualisht në Hagë para 3 muajve në një intervistë për “Klan Kosova” i kishte dërguar mesazh liderëve shtetëror që ta kërkonin njohjen nga Siria dhe Ukraina, shkruan DEMOS.
“Është tragjike ajo që po vazhdon të ndodhë në Ukrainë. Solidariteti i kosovarëve me kauzën ukrainase është i drejtë. Por, Kosova është rast unikat në historinë diplomatike, humanitare dhe ushtarake botërore. Zyrtarët e Kosovës duhet të kërkojnë nga Zelenski njohjen e Kosovës, e cila nuk është e lehtë tani për tani… do të ishte e shëndetshme për zyrtarët ukrainas që të mësohen më të drejtën kosovare. E pse jo edhe nga autoritetet e reja të Sirisë. Një kohë diku kah vera e vitit 2008, Asadi kishte deklaruar nuk mund ta njihnin Kosovën sepse hidhëroheshin.” – kishte deklaruar Thaçi.
Deklarata e tij e plotë: