Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim.
Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith shpalli aktgykimin dënues.
Pala mbrojtëse ka mundësi ta apelojë vendimin.
Vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së u prit në fund të një gjykimi që ka shkuar shumë përtej kuadrit ligjor. Në Kosovë, ku ish-guerilasit mbeten heronj, kjo gjykatë speciale rihapi plagët e luftës.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u arrestuan dhe u dërguan për në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020.
Që atëherë, ata qëndran në paraburgim dhe para një procesi të stërzgjatur gjykimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet të jenë kryer gjatë periudhës së luftës, periudhë për të cilën ata thanë se ndjehen më së shumti krenar.
Aktakuza i bënte përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për një sërë krimesh që pretendohej se ishin kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzonte ata se kishin qenë ose duhej të kishin qenë në dijeni të këtyre krimeve të pretenduara.