Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nasim Hasani, ka vlerësuar si të papërshtatshëm publikimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Duke folur për situatën aktuale politike dhe përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Hasani ka thënë se shpreson në një marrëveshje mes partive politike.
“Është një vendim i Gjykatës që ka dalë me afat kohor prej 12-ditësh, afati ka filluar që pardje, kështu që sot do të kemi një mbledhje të grupit, dhe sigurisht do të dalim me një qëndrim”, u shpreh ai.
