Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hasani flet për ekspozitë e Shkëlzen Gashit: S’është gabim, por prezantim i deklarimit të UDB-së – autorët të mbahen përgjegjës

GD
Gazeta Demos2 prill 2026 në 12:06
Hasani flet për ekspozitë e Shkëlzen Gashit: S’është gabim, por prezantim i deklarimit të UDB-së – autorët të mbahen përgjegjës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ish i burgosur politik, tha se tha se ekspozita me pasaktësi për masakrat gjatë luftës në Kosovë “nuk është vetëm gabim”.

Ai tha në Kuvendin e Kosovës se do ta flasë “një të vërtetë të rëndë”. Ai kërkoi që autorët “të mbahen përgjegjës për ekspozitën, mashtrimin e institucioneve dhe organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vet sipas ligjit”.

“Ajo që është prezantuar në këtë ekspozitë më datën 24 mars 2026 nuk është vetëm gabim, është prezantim i qëllimshëm i deklarimeve të UDB-së së asaj kohe”, tha ai.

Hasani tha se “kjo është fyerje për viktimat, është fyerje për të burgosurit, për të mbijetuarit, është fyerje për të vërtetën për masakrën në burgun e Dubravës”.

Admovere dhe Integra, dy organizatat që drejtohen nga Shkëlzen Gashi dhe Kushtrim Koliqi, u kanë kërkuar falje të dielën familjarëve të viktimave civile, ndërsa bënë thirrje për “diskutim të hapur” për ta adresuar këtë çështje.

Hasani thotë se kjo është “e pamjaftueshme, sepse dëmi politik është bërë me prezantimin e versionit të UDB-së”.

“Kjo ekspozitë e Integra dhe Admovere është me pasoja të rënda politike për Kosovën dhe kërkimfalja e Shkëlzenit nuk e riparon dëmin e shkaktuar për shtetin tonë dhe për të vërtetën e masakrës së Dubravës”, tha ai.

Ai kërkoi nxjerrjen e një ligji për “mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës”.

nait hasani

Më shumë nga Lajme

  • 07:45Sot mbahet protestë gjithëpopullore, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
  • 07:43Von der Leyen sot në Kosovë, takon krerët institucionalë
  • 07:37KEDS njofton, këtp vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:28Parashikimi i motit: Diell e vranësira
  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …