Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj krahason veten dhe Kurtin në sektorin e energjisë: Në kohën time janë bërë arritje historike, ju shpenzuat 923 milionë EUR për importe energjie

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 11:50
Haradinaj krahason veten dhe Kurtin në sektorin e energjisë: Në kohën time janë bërë arritje historike, ju shpenzuat 923 milionë EUR për importe energjie

Ramush Haradinaj ka vazhduar replikën me zyrtarët qeveritarë për punët e bëra në energji nga ish-qeveria e tij dhe qeveria Kurti.

Ish-kryeministri ka folur me shifra duke thënë se në qeverinë e tij janë arritur rezultate historike që kanë ndryshuar përgjithmonë pozitën e Kosovës në hartën energjetike evropiane.

Postimi i plotë:

Albin,

Kur nuk ke rezultate, flet për të kaluarën.

Kur nuk ke projekte, flet për projekte që nuk u realizuan.

Kur nuk ke përgjigje për të tashmen, sulmon ata që kanë marrë vendime para teje.

Por qytetarët e Kosovës nuk jetojnë në vitin 2018.

Qytetarët jetojnë në vitin 2026.

Dhe pas pesë-gjashtë viteve të qeverisjes sate, bilanci është i qartë.

Kur e more pushtetin, premtove transformim energjetik, pavarësi energjetike nga importi, zhvillim ekonomik dhe investime strategjike.

Sot, pas pesë-gjashtë vjetësh:

• Kosova ende nuk e prodhon energjinë që konsumon, pra nuk mund ta mbulojë konsumin;

• Kosova vazhdon të mbetet importuese neto e energjisë elektrike;

• Sipas të dhënave të Energy Community, në vitin 2024 Kosova ka prodhuar rreth 6,059 GWh energji elektrike, ndërsa ka konsumuar rreth 6,611 GWh, duke mbetur me deficit prej mbi 550 GWh;

• Kërkesa/ngarkesa kulmore (në peak) në vitin 2025 ka arritur rreth 1,600 MW, ndërsa kapaciteti operativ ka qenë rreth 1,241 MW

• Kosova ende mbështetet pothuajse tërësisht në termocentralet me linjit të ndërtuara para më shumë se pesë dekadash;

• Nuk është ndërtuar asnjë termocentral i ri;

• Nuk është ndërtuar asnjë central me gaz;

• Nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i ri bazik prodhues që garanton sigurinë energjetike afatgjate të vendit.

Por le të flasim edhe për faturën që po e paguan Kosova për mungesën e investimeve strategjike.

Sipas të dhënave të publikuara për blerjen e energjisë elektrike:

• Nga 01.01.2015 deri më 31.12.2020 janë shpenzuar mbi 270 Mil EUR për blerje të energjisë elektrike;

• Nga 01.01.2021 deri më 31.03.2026 janë shpenzuar mbi 923 Mil EUR për blerje të energjisë elektrike.

Pra, gjatë qeverisjes suaj janë shpenzuar mbi 923 milionë EUR , ose mbi 652 milionë EUR më shumë sesa në periudhën paraprake.

Po e përsëris: 923 milionë EUR për importe energjie.

Dhe tani qytetarët kanë të drejtë të pyesin:

– Ku është termocentrali i ri?

– ⁠Ku është centrali me gaz?

– ⁠Ku është projekti që do ta zëvendësojë TC Kosova A?

– ⁠Ku është projekti që do ta bëjë Kosovën më pak të varur nga importi?

Sepse përgjigjja është e thjeshtë: Nuk ekziston.

Por le të flasim edhe për rrjetin e transmetimit.

Sepse siguria energjetike nuk ndërtohet vetëm me prodhim.

Ajo ndërtohet me rrjet të fortë, me nënstacione, me linja transmetimi dhe me investime strategjike që i japin vendit siguri afatgjate.

Në pesë vite qeverisje:

• Nuk është ndërtuar asnjë nënstacion i ri 400 kV apo 220 kV;

• Nuk është realizuar asnjë investim transformues në rrjetin transmetues të Kosovës;

• Nuk është realizuar asnjë projekt madhor që krijon kapacitete të reja për integrimin masiv të energjisë nga Burimet e Ripërtërishme;

• Nuk është ndërtuar asnjë infrastrukturë strategjike transmetuese që ndryshon rrënjësisht sigurinë e sistemit elektroenergjetik.

⁠Pa rrjet të fortë transmetimi nuk ka integrim serioz të burimeve të ripërtërishme, nuk ka siguri energjetike dhe nuk ka zhvillim afatgjatë të sektorit.

Dhe tani le të flasim për fakte historike.

Gjatë kohës kur unë kam qenë Kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk janë bërë vetëm premtime.

Janë arritur rezultate historike, që kanë ndryshuar përgjithmonë pozitën e Kosovës në hartën energjetike evropiane.

Gjatë mandatit tim:

• Kosova dhe Shqipëria krijuan për herë të parë në histori Bllokun Rregullues Kosovë-Shqipëri, duke i dhënë Kosovës pavarësi operacionale në sistemin elektroenergjetik;

• KOSTT dhe institucionet e Kosovës negociuan dhe siguruan Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E, ku u njoh ndërkombëtarisht operimi i pavarur i KOSTT-it dhe u eliminua varësia operacionale nga EMS/Serbia;

• Për herë të parë u njoh ndërkombëtarisht zona rregulluese e Republikës së Kosovës;

• Për herë të parë u njohën ndërkombëtarisht asetet e sistemit transmetues të Republikës së Kosovës;

• Kosova fitoi të drejtën e plotë për menaxhimin e kapaciteteve ndërkufitare dhe të hyrave nga interkoneksionet;

• U vendosën themelet për funksionalizimin e tregut të përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e ALPEX.

Këto janë arritje historike që forcuan sovranitetin energjetik të Republikës së Kosovës.

Ju çfarë po lini pas?

• Me shumë se 923 milionë EUR importe energjie;

• Mungesë kapacitetesh të reja gjeneruese bazike;

• Mungesë investimesh strategjike në rrjetin transmetues;

• Mungesë projektesh që garantojnë sigurinë energjetike të vendit.

Prandaj, Albin, problemi nuk është çfarë ka bërë Ramush Haradinaj në vitin 2018.

Problemi është çfarë nuk keni bërë ju deri në vitin 2026.

Sepse energjia nuk matet me propagandë.

Energjia matet:

– me megavatë të ndërtuar.

– ⁠me kilometra rrjet të ndërtuar.

– ⁠me nënstacione të reja të ndërtuara.

– ⁠me sigurinë e furnizimit që u garantohet qytetarëve.

Dhe pikërisht këtu qëndron dallimi mes nesh.

Ne forcuam sovranitetin energjetik të Kosovës.

Ju po menaxhoni pasojat e mungesës së investimeve strategjike.

Historia do t’i gjykojë të dyja.

Më shumë nga Lajme

  • 15:39KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët: Mos e përdorni ujin as për pije as për ushqim
  • 15:10Rustemi dënon gjuhën kërcënuese ndaj Haradinajt: Nuk kam asnjë lidhje, distancohem publikisht
  • 15:09Deputetët e PDK-së dorëzojnë ankesë zyrtare, kërkohet sqarim për komunikatën e Kuvendit
  • 14:49Ish-ushtari i UÇK-së: Nikiç e kishte përmendur Llugiqin që e kërcënoi Haradinajn si bashkëpunëtor të Serbisë
  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari