Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj i ashpër ndaj Qeverisë Kurti: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 13:25
Haradinaj i ashpër ndaj Qeverisë Kurti: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe ekonomike në Kosovë, duke e cilësuar gjendjen aktuale si jonormale dhe të dhimbshme për qytetarin.

Sipas Haradinajt, vendi po përballet me një situatë të paprecedentë, ku institucionet funksionojnë jashtë normave ligjore e kushtetuese dhe ku parlamenti, ndonëse i zgjedhur, mbetet i pezulluar.

Ai, përmes një postimi në Facebook, theksoi se debati publik është zhvendosur tërësisht në çështje politike, ndërsa problemet reale të qytetarëve po lihen në harresë.

“Atij njeriu i cili detyrohet të gjejë strehë ekzistence nëpër botë e atje të kryejë punë të rënda, që jo rrallë i kushtojnë edhe me jetë, siç ishte rasti i tre qytetarëve fatkeq që humbën jetën në një vendpunishte në Vjenë”, ka shkruar ai.

Haradinaj ngriti shqetësimin edhe për varfërinë në rritje, emigrimin masiv dhe rritjen e çmimeve, duke veçuar shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe vështirësitë në sistemin shëndetësor dhe arsimor.

“Më nuk po flasim për vargun e njerëzve që po e braktisin Kosovën. Për ata që nuk e lidhin fillimin me fundin e muajit. Që tryezën e kanë përditë e më të varfër. Për pushtetin që e shtrenjton rrymën sa herë që i teket. Për zhgënjimin e prindërve me sistemin shkollor të fëmijëve të tyre. Për të sëmurët që shërimin e kanë të papërballueshëm. E dhimbshme se si ndihmat prej 100 eurosh në prag të zgjedhjeve, që nuk janë më shumë se sa lëmoshë, po shndërrohen në mrekullinë e ‘çudibërësit’”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, ai vuri në dukje mungesën e investimeve kapitale dhe të huaja, si dhe zvarritjen e projekteve të rëndësishme infrastrukturore.

“Jemi i vetmi vend që brenda një viti i mbajmë katër palë zgjedhje dhe ku e bllokojnë zgjidhjen e na çojnë prapë në zgjedhje. Ku një parti politike e vetme, veç për propagandë, shpenzon mbi 4 milionë euro për zgjedhje e shumë miliona të tjerë nga ata që janë të obliguar t’i organizojnë zgjedhjet, të gjitha këto para të taksapaguesve. Në gjithë këtë periudhë kohe të jonormalitetit politik e institucional, viktima e vetme ka qenë qytetari i Kosovës. Ai është varfëruar, ai është përballur me sfidën e mbijetesës, ai ka emigruar…”.

“Prandaj sot është koha që ai ta marrë fatin në duart e veta. Këtë gjendje të rënduar mund ta ndryshojë vetëm sovrani dhe kjo bëhet vetëm duke ndëshkuar fajtorët për gjendjen në të cilën është. Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur. Këtu mund të sigurohet e ardhmja e sigurt jo vetëm për ne që jetojmë këtu, por edhe për ata qindra mijëra qytetarë që sot janë në diasporë. Unë kam shpresë për ditë më të mira!”, tha Haradinaj.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 12:55Trupat e dy alpinistëve të zhdukur për dekada të tëra u gjetën pas shkrirjes së akullnajës zvicerane
  • 12:53Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, dikush pret për barna në Onkologji – kjo tregon komprometimin e Kurtit
  • 12:52Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën
  • 12:28Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë
  • 12:01Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?