Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Dekreti është i drejtë, LVV po e vazhdon talljen me procese e me qytetarë

GD
Gazeta Demos6 mars 2026 në 13:25
Haradinaj: Dekreti është i drejtë, LVV po e vazhdon talljen me procese e me qytetarë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një paraqitje për mediat para takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, tha se afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nuk mund të ndryshohen dhe se partia e tij do t’i respektojë.

Haradinaj tha se tash “ne jemi në auto-pilot, dhe komandohemi nga Kushtetuta, nga afatet kushtetuese”.

“Dekreti është i drejtë dhe e respektojmë si të tillë. Kuptohet, presim edhe caktimin e datës së zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Kreu i AAK-së, duke folur për kërkesën e LVV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimin të djeshëm për zgjedhjen e Presidentit, tha se “ky është vazhdim i talljes me procese e me qytetarë” nga ana e kësaj partie.

“Kjo është një lloj vazhdim i talljes me procese, me qytetarë. Sa janë mundu me shkru një landë, më mirë t’ishin mundu me zgjedh presidentin e mos me çu vendin në zgjedhje. Pra, kjo është një hajgare e radhës prej tyre, dhe mendoj se edhe gjyqtarët do t’ia kthejnë me hajgare përgjigjen”, potencoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Deklarohet Kryeprokurori i Shtetit: Drejtësia për krimet në Prekaz mbetet misioni ynë
  • 15:53Tërnava i drejtohet Prokurorisë Speciale, kërkon zbardhjen e dokumentit “Top Secret 2″
  • 15:52Gjini thërret konferencë të jashtëzakonshme për media
  • 15:31Aktakuza për Prekazin: Milorad Ulemek “Legija” dyshohet se udhëhoqi sulmin ndaj familjes Jashari
  • 15:2335 pjesëtarë të policisë speciale serbe të identifikuar për sulmin ndaj Jasharajve, Prokuori Valdet Gashi jep detaje