Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj bën homazhe në Ribar të Vogël për martirët e 18 prillit: Krimet serbe nuk harrohen

GD
Gazeta Demos18 prill 2026 në 12:12
Haradinaj bën homazhe në Ribar të Vogël për martirët e 18 prillit: Krimet serbe nuk harrohen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në Ribar të Vogël të Lipjanit, në nderim të martirëve të 18 prillit 1999, duke kujtuar një nga ditët më të rënda të luftës në Kosovë.

Haradinaj theksoi se më 18 prill 1999, forcat shtetërore ushtarake serbe kryen një nga krimet më të rënda ndaj popullatës civile, ku u vranë 25 civilë të pafajshëm, 19 banorë të fshatit dhe 6 nga Vërsheci. Sipas tij, viktimat ishin të moshave nga 6 deri në 92 vjeç, ndërsa 7 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Ai rikujtoi se prilli i vitit 1999 mbetet ndër muajt më të dhimbshëm për shumë familje shqiptare, veçanërisht në Llap dhe Gollak, ku mbi 124 civilë të pafajshëm u vranë nga forcat serbe. Po atë ditë, në Devë të Gjakovës, u ekzekutuan edhe 7 vëllezër nga familja Bobi.

Haradinaj nderoi edhe dëshmorët e rënë në Marec, Makoc dhe Sllovi, si dhe luftëtarët e rënë në zonat operative të Llapit, Drenicës, Dukagjinit dhe Anadrinit, duke përmendur me respekt emrat e tyre dhe kontributin në luftën për liri.

Po ashtu, ai përkujtoi edhe rënien e luftëtarëve në Gradinë të Drenicës, të cilët ranë në mbrojtje të pikave strategjike të luftës.

“Liria jonë është e ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe kjo na obligon ta ruajmë e ta forcojmë çdo ditë”, shkroi Haradinaj.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 23:02Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
  • 22:54​Zjarret në Shqipëri: 15 vatra, 7 ende aktive, ndërhyrje me mbi 200 forca dhe mjete nga ajri
  • 22:22Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
  • 22:13Gushti mbyllet me javë të nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
  • 21:46Serbia dhe Rusia shtojnë propagandën për Kosovën, ekspertët: Synimi është kontrolli mbi komunitetin serb