Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka mbajtur një konferencë për media pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Para gazetarëve, ai tha se sot, në Hagë u godit rëndë rezistenca e popullit të Kosovës që luftoi për liri

“Familjet e tyre të cilat për gjashtë vjet e kanë mbajtur peshën e këtij procesi. Po të lënduar, të zhgënjyer, të mllefosur jemi edhe ne. Të gjithë ne qytetarët e Kosovës dhe tërë shqiptarët në botë. Vendimi i shqiptuar sot nuk është bërë në emër të popullit të Kosovës. Vendimi i shqiptuar sot është bërë kundër popullit të Kosovës dhe kundër shtetit të Kosovës”, u shpreh Hamza.