Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi STOP krizës dhe bashkë ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën

GD
Gazeta Demos24 maj 2026 në 16:41
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi STOP krizës dhe bashkë ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar sot qindra profesionistë shëndetësorë nga mbarë vendi, ku ka theksuar se shëndetësia do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së udhëhequr nga ai.

Hamza tha se Kosova po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, e cila po reflektohet drejtpërdrejt edhe në sektorin e shëndetësisë, tek profesionistët dhe tek qytetarët.

“Kur sistemi shëndetësor nuk funksionon si duhet, pasojat nuk maten vetëm me statistika. Ato maten me ankthin e familjeve, me pritjet e gjata, me mungesën e barnave, me lodhjen e mjekëve dhe infermierëve, me qytetarët që paguajnë gjithnjë e më shumë nga xhepi i tyre dhe me të rinjtë që po largohen nga vendi”, tha Hamza.Ai theksoi se profesionistët shëndetësorë do të jenë partnerët kryesorë në transformimin e sistemit shëndetësor dhe premtoi investime në infrastrukturë moderne, paga më të mira, pajisje mjekësore, zgjerim të shërbimeve dhe kushte më të mira pune për stafin.

“Pas 7 qershorit, shëndetësia do të jetë prioritet kombëtar i qeverisë sonë. Jo vetëm në fjalë, por në investime, me paga më të mira, reforma konkrete dhe mbështetje për profesionistët shëndetësorë. Qytetarët kanë nevojë për një sistem që funksionon për ta”, deklaroi lideri i PDK-së.Hamza tha se një shtet që investon në shëndetësi, investon në jetën dhe sigurinë e qytetarëve të vet.

“Prandaj, më 7 qershor, le ta bëjmë bashkë ndryshimin. Për profesionistët shëndetësorë. Për pacientët. Për familjet tona. Për Kosovën që meriton më shumë. Ta ndalim krizën. Ta rikthejmë dinjitetin. Ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën”, shtoi ai.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 18:54Çfarë tha Vezir Haziraj në Polici? Flet avokati i tij
  • 18:31Burrë e grua infermierë i japin ndihmën e parë të aksidentuarve në Klinë
  • 18:05Të martën takimi në Presidencë- Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?
  • 18:03Gara nga Komisioni për të pagjeturit për gërmimet në Zubin Potok: Herët të flitet për numrin e viktimave, policia po ruan lokacionet
  • 18:01Hamiti për ftesën e Haxhiut drejt liderëve politikë: Nuk është aspak serioze