Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe proceset me interes të ndërsjellë.
Kryetari Hamza e njoftoi ambasadorin Blaj për situatën politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me stabilitetin institucional dhe orientimin euroatlantik të vendit.
