Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 13:23
Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, krizën institucionale dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

PDK njofton se në takim u diskutua për nevojën e konstituimit të Kuvendit sa më parë, respektimin e rendit kushtetues dhe sundimin e ligjit, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

Hamza theksoi se funksionimi i shtetit dhe respektimi i Kushtetutës nuk mund të jenë çështje të vullnetit politik të një partie apo të një individi, por janë detyrim institucional dhe themel i demokracisë. Ai ndau me ambasadorin gjerman shqetësimin për precedentin e krijuar me refuzimin e partisë që ka dalë e para në zgjedhje për të vepruar në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

"Kryetari Hamza rikonfirmoi vendosmërinë e PDK-së për të përdorur të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale në mbrojtje të Kushtetutës, institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve", njofton më tej PDK.

Ai theksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një Kosove demokratike, funksionale dhe ekonomikisht të zhvilluar, të integruar në strukturat euroatlantike dhe të lidhur ngushtë me aleatët e saj strategjikë.

hamzaambasadorinrudolph

Të ngjashme

Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

11:32
Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

21:42

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja
  • 22:4258-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi
  • 22:34I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit
  • 22:15Familja e Gjyljeta Ukellës dërgon letër i shprehin ngushëllime familjes Bugujevci
  • 21:54Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi