Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka bërë një premtim për qytetarët. Ai i ka siguruar ata, që me ardhjen e tij në pushtet do të rriten pagat dhe pensionet, rritje të cilën e ka quajtur kualitative
Hamza ka treguar edhe se çka është e nevojshme për qytetarët në këtë aspekt.
“Qytetarët duan parashikueshmëri, çdo përkrahje e qytetarëve është e mirëseardhur, është e mirë por ata duan parashikueshmëri dhe qëndrueshmëri. Kjo nënkupton ti duhesh të rritësh pagat, dhe pagat të jenë në kontinuitet, pensionet të jenë në kontinuitet, jo me iu dhënë një ndihmë të njëhershme dhe qytetari të mos e dij kur i vjen tjetra dhe a ndodh tjetra. Përtej kësaj, kjo duhet të bëhet në kohë dhe me ligj, në procedurë ligjore, në kohë dhe me qenë të përhershme”, ka thënë Hamza në ATV.
Ai ka treguar se për cilët kategori të pensioneve do të ketë rritje.
