Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hamdi Komoni–Loki falënderon qytetarët e Deçanit dhe Kosovës për mbështetjen gjatë fushatës: Ndihem krenar dhe me vlerë që jam njëri nga ju.

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 21:50
Hamdi Komoni–Loki falënderon qytetarët e Deçanit dhe Kosovës për mbështetjen gjatë fushatës: Ndihem krenar dhe me vlerë që jam njëri nga ju.

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Hamdi Komoni – Loki, ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët e Deçanit dhe mbarë Kosovës pas përfundimit të aktiviteteve të fushatës zgjedhore, shkruan GazetaDemos.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Komoni theksoi se gjatë ditëve të fushatës ka zhvilluar takime të shumta, ku janë diskutuar shqetësime dhe probleme të ndryshme me të cilat përballen qytetarët.

Ai vlerësoi angazhimin dhe respektin e treguar ndaj tij, duke e cilësuar mbështetjen e marrë si një forcë të veçantë motivuese.

Kandidati i AAK-së u zotua se do të qëndrojë pranë qytetarëve në çdo sfidë, duke theksuar se problemet e tyre janë dhe do të mbeten sfidë e përbashkët. Ai

Në fund të mesazhit, Komoni uroi qytetarët dhe familjet e tyre, duke theksuar krenarinë që është pjesë e komunitetit që përfaqëson.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Deçanit dhe të Kosovës!

Gjatë këtyre ditëve jemi takuar bashkë, kemi diskutuar dhe kemi ndarë halle e probleme nga më të ndryshmet. E di që nuk ishte e lehtë as për ju gjithë ky angazhim dhe respekt që keni treguar për mua këto ditë fushate.

Dua t’ju falënderoj secilin prej jush me gjithë zemër. Asnjëherë në jetë nuk jam ndier më krenar dhe më i fuqishëm se këto ditë, nga mbështetja juaj e pakursyer. Andaj, e them me bindje të plotë se vetëm të bashkuar do t’ia dalim gjithmonë, jo vetëm në politikë dhe në fushat, por do të jemi dhe mbetemi bashkë gjithëmonë e në çdo kohë.

Unë betohem se do të jem krah jush dhe bashkë me ju, me tërë qenien time, në çdo sfidë, sepse çdo sfidë e juaja ka qenë dhe do të mbetet sfidë e të gjithë neve.

Jam plotësisht i bindur se këtë fuqi do ta tregojmë bashkë edhe nesër, krah për krah, e pranë njëri-tjetrit. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Ndihem krenar dhe me vlerë që jam njëri nga ju.

Faleminderit, faleminderit, faleminderit.

I juaji, Hamdi Komoni – Loki

#AAK129

#RamushHaradinaj1

#hamdikomoni51

Më shumë nga Lajme

  • 22:38Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
  • 22:24S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
  • 21:26Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
  • 21:25Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje
  • 21:16Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar