Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

GD
Gazeta Demos23 qershor 2026 në 20:05
Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se partia e tij po përballet me sfida të brendshme pas rënies së numrit të votave, duke theksuar nevojën për një proces të thellë riorganizimi.

Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se PDK duhet të nisë sa më shpejt zgjedhjet e brendshme dhe reformimin e strukturave partiake, nga nivelet më të ulëta deri te ato më të larta.

“Nëse e shohim numrin e votave, PDK ka një rënie të madhe. PDK-ja ka disa probleme me të cilat ballafaqohet dhe duhet të fillojë një proces i brendshëm që merret me riorganizimin e tërësishëm të partisë. Kemi disa vjet që nuk kemi bërë zgjedhje në nivelet e ulëta deri në nivelet e larta, përveç disa proceseve formale për shkak të situatave që janë krijuar në parti. Kjo është një detyrim ndaj elektoratit, por mbi të gjitha një obligim statutar për ta forcuar dhe rindërtuar partinë”, ka thënë Haliti.

Duke folur për zhvillimet politike dhe krijimin e institucioneve të reja, ai ka theksuar se interesat e Kosovës duhet të jenë mbi interesat partiake.

“Unë jam pro që të krijohen institucionet. Marrëveshjet bëhen sipas interesave të partive dhe interesave të Kosovës, por mendoj se ne duhet t’i shohim interesat e Kosovës në vend të parë, e pastaj interesat e partive”, është shprehur ai.

Haliti ka bërë të ditur se PDK preferon të mbetet në opozitë, ndërsa ka minimizuar rëndësinë e garës për postin e presidentit.

“Vetëvendosja le t’i marrë tri pozitat shtetërore. Ne duam të rrimë në opozitë dhe të luftojmë si parti opozitare. Presidenti i Kosovës nuk i duhet as LDK-së, as PDK-së dhe askujt tjetër, sepse nuk ka fuqi”, ka deklaruar ai.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, Haliti tha se nuk pret ftesë për bashkëqeverisje nga partia në pushtet, megjithëse sipas tij ka individë brenda VV-së që janë të interesuar për një bashkëpunim të tillë.

“Nuk e besoj që do të ketë një ftesë për bashkëqeverisje nga VV-ja. Në VV ka shumë të interesuar për të hyrë në koalicion me PDK-në, por është Albin Kurti ai që vendos për gjithçka. Nëse ne duam të hyjmë në koalicion me VV-në, duhet të kemi një marrëveshje politike për qeverinë”, ka përfunduar Haliti.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin