Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje pajtohet që të bëhen ndryshime në Ligjin për Gjykatën Speciale, asaj duhet më pas t’i votohet cilido emër që propozon për president.
Haliti ka arsyetuar kërkesën e PDK-së për ndryshimin e ligjit duke thënë se partia do vetëm zotim se ish-krerët e UÇK-së do të ndihmohen financiarisht në proceset gjyqësore më tej.
“PDK-ja ka të drejtë sepse ka hall dhe po kërkon mbështetje jo nga askush tjetër po Qeveria dhe shteti për krijimin e të cilit kontributet të mëdha i ka PDK-ja. Është thënë se ndihmat nuk kanë mjaftuar për pagesat e avokatëve sepse është dashtë që familjarët të marrin edhe borxhe për t’i paguar. PDK-ja po kërkon zotimin për të ndihmuar dhe për ta ndryshuar Ligjin… Nëse VV-ja pajtohet që ta ndryshojë ligjin, atëherë mendoj se do duhej me votu presidentin emrin e cilitdo që e ofron VV-ja”, ka thënë ai në Interaktiv.
Sipas Halitit, aktualisht Kosova gjendet më afër zgjedhjeve të reja sesa zgjedhjes së një presidenti.




