Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haliti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ka plot që nuk e dëshirojnë lirimin e tyre

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 18:53
Haliti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ka plot që nuk e dëshirojnë lirimin e tyre

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, dënimet e tyre, si dhe për procesin e votimit të Gjykatës Speciale.Haliti ka thënë se, sipas tij, në kohën kur është votuar për themelimin e Gjykatës Speciale, deputetët nuk janë detyruar që të votojnë dhe nuk ka pasur presion të drejtpërdrejtë ndërkombëtar.

“Nuk e di, atëherë kur është votuar, nuk ka detyruar askush me votu dhe nuk ka pasur presion ndërkombëtar. Mirëpo, ka pasur presion ndërkombëtar vetëm nëse nuk votoni ju, e çon OKB-ja. Kjo ka qenë ajo, nëse mund të konsiderohet presion”, ka deklaruar Haliti.Ai ka folur edhe për mundësinë që çështja të dërgohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se në një rast të tillë procedurat do të zhvilloheshin në kuadër të OKB-së.

“OKB-ja pastaj, kur e themelon, anëtarët e kësaj gjykate, nëse ishte çuar nga OKB-ja, kanë mundur me i gjetë nga të gjitha shtetet e OKB-së, varësisht prej procedurave të tyre, e kishin zgjedhë. Sepse Kosova ka qenë dhe është akoma, në njëfarë mënyre, dhe Rezoluta 1244 hala nuk është hequr”, është shprehur ai.Haliti ka komentuar edhe pretendimet se ish-krerët e UÇK-së janë përfshirë në proces për shkak të rolit të tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë po dëgjoj diskutime nga më të ndryshmet, jo më mirë, se ‘i kishin bërë ata’, se ‘i kanë liruar Ramushin e ata e ata’. Edhe aq sa kam dëgjuar unë, nuk ka argumente të drejtpërdrejta për ish-krerët e UÇK-së, por e kanë marrë si bërthamë të UÇK-së, siç e kanë interpretuar”, ka thënë Haliti.Ish-deputeti i PDK-së ka folur edhe për qëndrimet e personave që kundërshtojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se një pjesë e tyre, sipas tij, nuk dëshirojnë që ata të dalin nga burgu.

“Unë mendoj që është shumë mirë se t’i ndihmosh ish-krerët në Hagë dhe është mirë t’i ndihmosh ata, sepse ka edhe të tillë që nuk dëshirojnë t’i ndihmosh dhe të mbesin aty brenda në burg. Po shoh në komente edhe në media njerëz të cilët po flasin eksplicit politikisht. Ka plot të cilët nuk e dëshirojnë lirimin e tyre”, ka deklaruar Haliti.Ai ka thënë se është i gatshëm që për këtë temë të zhvillojë debat të drejtpërdrejtë me ata që kanë qëndrime të kundërta.

“Unë sot nuk kam me diskutu për këtë temë, sepse unë kam qejf me debatu për këtë temë me ata drejtpërdrejt dhe me ua tregu edhe letrat e tyre”, ka përfunduar Haliti për Tëvë1.

halitiish-krerëtuçk-së

Të ngjashme

Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel

Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel

13:06
“Liria ka emër” dhe logoja e UÇK-së shfaqen në ndeshjen Belgjikë-Francë

“Liria ka emër” dhe logoja e UÇK-së shfaqen në ndeshjen Belgjikë-Francë

09:40
Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

22:39
Kryeparlamentari i RMV-së: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tronditje për të gjithë shqiptarët

Kryeparlamentari i RMV-së: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tronditje për të gjithë shqiptarët

22:20

Më shumë nga Lajme

  • 19:45Zemaj: Në QKUK mungojnë edhe gjërat më elementare, ndërsa milionat shpërndahen pa hesap
  • 19:38Në Serbi arrestohen dy gra nën dyshimin për spiunazh
  • 19:19Nëna la katër fëmijët vetëm në shtëpi dhe shkoi në pushime, dalin pamjet nga kamerat
  • 19:19Marshi i 1 tetorit, Tasholli: I kemi ftuar të gjithë liderët dhe kemi qef me qenë të gjithë aty
  • 19:18Bugaqku: Procedura e Projektligjit për Specialen vështirë të përfundojë para 6 tetorit